• |
ide | kryesore

Kokainën në Durrës nuk e zbuloi skaneri, por një telefonatë anonime

Arkiva, Lajme, Të fundit
Një



Një tjetër sasi kokaine u zbulua në portin e Durrësit këtë të enjte. Bëhet fjalë për 33.5 kg të lëndës narkotike të zbuluar në kontejnerë me banane. Ngarkesa ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë.

Anija me ngarkesën është nisur para 21 ditësh nga Ekuadori. News 24 raporton se ishte një telefonatë anonime që sinjalizoi policinë shqiptare. Kjo pasi ngarkesa ka kaluar në skaner, por kokaina nuk është evidentuar.

Po ashtu mësohet se ka pasur edhe një tjetër sinjalizim në rrugë operative (telefonatë) që çoi në zbulimin e drogës. Operacioni vijon. Kjo pasi janë edhe 30 kontejnerë të tjerë të kompanisë Zico sh.a. që presin në radhë për t’u kontrolluar. Kjo është e treta herë që kjo kompani bëhet objekt i aktiviteteve të tilla. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Policia zyrtarizon kokainën e kapur në portin e Durrësit: 33.5 kg, 8 persona të shoqëruar (VIDEO)

33.5 kg kokainë në Durrës, mes kontenierëve të “BanaKing” (VIDEO)

Kapet 33.5 kg kokainë në Durrës



1 Comment

  1. C’jane keto telefonata anonime qe kerkojne te sabotojne zhvillimin urban te Tiranes dhe te mbare Shqiperise?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *