• |
ide | kryesore

Pse po shënjestrohen shqiptarët në Britaninë e Madhe?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Shqetësimi për shqiptarët që mbërrijnë në mënyrë të paligjshme në Britani shpërtheu pasi Dan O’Mahoney, komandanti i Home Office për klandestinët në Ministrinë e Brendshme bëri një paralajmërim të fortë.

Ai tha: “Dy vite më parë, 50 shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madhe me varka të vogla, vitin e kaluar shifra ishte 800, ndërsa këtë vit deri më tani ka arritur në 12,000, nga të cilët rreth 10,000 janë meshkuj të rritur. Pra, rritja është eksponenciale.”

Sipas tij, grupet kriminale shqiptare kishin krijuar një “bazë” të sigurtë në veri të Francës dhe lehtësonin kalimin e varkave të vogla.

O’Mahony deklaroi se numri i shqiptarëve që hyjnë në Britaninë e Madhe këtë vit është mes 1% dhe 2% të totalit të popullsisë mashkullore shqiptare.

“Ka një sasi të madhe krimi të dëmshëm, serioz dhe të organizuar brenda Britanisë së Madhe që po organizohet nga bandat kriminale shqiptare. Shumë emigrantë shqiptarë që shohim për momentin vijnë në Britaninë e Madhe me varka të vogla sepse është një mënyrë shumë e suksesshme për të arritur deri këtu. Disa sigurisht kanë nevojë për ndihmën tonë, por shkalla e dhënies së azilit për meshkujt shqiptarë të pamartuar është shumë e ulët. Ata mund të vendosin të mos kërkojnë azil dhe zakonisht vendosen në një hotel për disa netë përpara se të zhduken. Ata janë në gjendje për shkak të mënyrës se si funksionon sistemi i azilit të zhduken për disa ditë” tha O’Mahoney.

Deklaratat e tij ishin në origjinë të një debati të fortë në politikën britanike, që ka pushtuar edhe mediat vendase.

Deklaratat e Suella Braverman për shqiptarët dhe “pushtimin” e Britanisë

Suella Braverman duke folur per “pushtimin” e brigjeve jugore te Britanise se Madhe nga emigrantët

Shqiptarët ishin një nga argumentat e fushatës negative që bëri politikani britanik Nigel Farage, për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Duke theksuar se Shqipëria ishte një vend i varfër me politikanë të korruptuar, Farage i pyeti votuesit anglezë, nëse donin që paratë e tyre të përfundonin në xhepat e politikanëve të korruptuar shqiptarë.

Përfundimi dihet. Britania e Madhe votoi pro BREXIT, ndërsa Farage sot është drejtues i një emisioni që trajton vazhdimisht shqetësimet mbi emigracionin e paligjshëm.

Sërish shqiptarët i ka në qendër të vëmëndjes. Pak muaj më parë në emisionin e tij, ai kundërshtoi portretizimin që i bëri BBC emigrantëve shqiptarë si “njerëz të varfër dhe të dëshpëruar”. Në vend të kësaj, tha ai, ata duken si “djem të rinj dhe agresivë”.

Të njëjtat ide janë përqafuar edhe në nivelet më të larta të politikës britanike.

Sekretarja e Brendshme e qeverisë britanike, Suella Braverman bëri një deklaratë të fortë, kur foli për pushtimin” e Britanisë së Madhe nga emigrantët e paligjshëm.

“Qytetarët britanikë duhet ta dinë se kush parti është serioze për ndalimin e pushtimit të brigjeve tona jugore dhe kush parti nuk është. Rreth 40 mijë njerëz kanë mbërritur në brigjet tona jugore vetëm këtë vit. Shumë prej tyre të trafikuar nga bandat kriminale, disa të tjerë antarë të bandave kriminale. Prandaj mos të bëjmë sikur janë të gjithë njerëz të dëshpëruar. I gjithë vendi e di se kjo nuk është e vërtetë. Vetëm opozita ka pretendime të tjera” u shpreh ajo, duke provokuar një fortunë në politikën vendase.

Më herët Braverman i kishte targetuar shqiptarët si shqetësim, duke paraqitur një rritje eksponenciale të kërkesave për azil.

“Këtë vit këmi parë një rritje të numrit të shqiptarëve që mbërrijnë në vendin tonë. Shumë prej tyre, më vjen keq ta them, po abuzojnë me ligjet tona kundër skllavërisë moderne. Shqipëria nuk është një vend në luftë, dhe është e vështirë të kuptosh se pse duhet që kërkesat për azil të trajtohen si të ligjshme. Dua të them edhe se shohim një numër të madh emigrantësh shqiptarë që vijnë dhe pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne. Për më shumë, kemi identifikuar të rinj, të pamartuar që vijnë nga Shqipëria, dhe që ose janë pjesë e bandave kriminale dhe që kanë synime keqdashëse, ose që vijnë dhe bëhen pjesë e aktiviteteve të paligjshme lidhur me drogën, furnizim apo trafikim. Ka shumë që vijnë me qëllime kriminale dhe kryejnë veprime kriminale. Duhet t’i japim fund kësaj” ka thënë Braverman.

Vetë Suella Braverman është nën presion. Pak javë më parë u zbulua se kishte përdorur emailin e saj personal për komunikimin qeveritar. Ajo dha dorëheqjen nga qeveria e Liz Truss, por u kthye sërish në detyrë nga kryeministri i ri Rishi Sunak.

Shifrat e rritura të azilkërkuesve shqiptarë

Meqënëse problemi me shqiptarët është kthyer në trend, vëmëndja e mediave britanike u përqëndrua nga emigrantët e paligjshëm që vijnë nga vendi ynë.

Titujt e mediave britanike për emigrantët shqiptarë që hyjnë nga Franca me gomone drejt Britanisë së Madhe janë rutinë në këtë periudhë.

Jehona u shtua gjatë fushatës së reklamimit të udhëtimeve të paligjshme në Tik Tok. Duke përfituar nga kriza politike, trafikantët menduan se vigjilenca kishte rënë dhe ulën menjëherë çmimet e udhëtimit nga Calais.

Shqiptarët që hyjnë me gomone nga Franca përbëjnë 60% të atyre që kalojnë Kanalin çdo ditë.
Bëhet fjalë për rreth 12 mijë shqiptarë, prej të cilëve 10 mijë ishin të pamartuar, për vitin 2022. Në vitin 2020 ishin regjistruar vetëm 50 të tillë.

Përgjigjia e Ramës dhe justifikimi për pushtimet e perandorive

Edi Rama ne interviste per BBC, studio

Pas deklaratës për një “pushtim” të brigjeve jugore nga emigrantët, Suella Braverman u përball me një stuhi sulmesh nga opozita, që e akuzoi për një gjuhë që nxit urrejtjen.

Përgjigjia e kryeministrit Rama ka ardhur dje, përmes disa mesazheve në Teitter dhe një interviste në BBC. Rama e quajti çmenduri të akuzosh shqiptarët për dështimin e politikave të emigracionit në Britani.

“Kjo lloj gjuhe nuk është politikë, nuk është program, nuk është vizion. Kjo nuk është gjë tjetër vetëm nxitje e ksenofobisë, vënie në shënjestër apo veçimit të një komuniteti dhe ecje në drejtim të kundërt të traditës britanike për integrimin e minoriteteve. Ishte një vend që ofronte një model për këtë çështje, ndërsa tani është bërë si një çmendinë” tha Rama për BBC.

Por Shqipëria ka probleme të rënda me demokracinë, korrupsionin, pagat e ulta, arsimin, shëndetësinë, sigurinë dhe fenomene të tjera negative, që i bëjnë të rinjtë largohen nga vendi.

Për përgjegjësitë e tij në lidhje me faktin se shqiptarët po e braktisin në masë vendin e tyre, Rama nxorri një justifikim të padëgjuar më parë. Gazetares së BBC i tha se Shqipëria ka probleme se në të shkuarën ka qenë e pushtuar nga perandoritë e huaja.

Thonë se Shqipëria është vend me korrupsion e kështu me radhë. Shqipëria nuk është Britani e Madhe, Gjermani, por një vend që ka qenë viktimë për një kohë të gjatë e perandorive të ndryshme. Dhe ne jemi rrugës për t’u bërë një demokraci funksionale. Natyrisht, që kemi problemet tona. Por, duke mos qenë në rrjetin e BE-së, nuk jemi as në tregun e lirë të punës. Për këtë arsye, njerëzit kërkojnë mënyra të ndryshme” tha Rama.

Sistemi britanik i trajtimit të kërkesave për azil në Britani

Suella Braverman, perpjekjet per te ndalur emigrantet

Përmasat e emigracionit në Shqipëri janë ndër më të lartat në raport me popullsinë. Shqipëria renditet e para në botë për aplikimet për azil në raport me popullsinë për 7 mujorin e parë të vitit në Bashkimin Europian dhe për 6 mujorin e parë 2022 në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave të Eurostat për aplikimet për azil.

Në Shqipëri, për çdo 1000 banorë kanë aplikuar për azil gati 5 banorë (2.4 në vendet e Bashkimit Europian dhe 2.6 në Mbretërinë e Bashkuar).

Sipas të dhënave zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar në faqen e internetit www.gov.al, vetëm për 6 mujorin e parë të vitit kërkuan azil nga Shqipëria 7,267 persona, më shumë sesa në gjithë vendet e Bashkimit Europian, duke u renditur të dytët në numër pas Iranit (10,752).

Home Office e konsideron Shqipërinë si një vend të sigurt, por nëse dikush bën një kërkesë të besueshme për azil, duhet të merret parasysh.

Procesi, deri në marrjen e një përgjigjeje përfundimtare, mund të zgjasë me vite.

Home Office ka një numër të madh prej 101,000 çështjesh të pazgjidhura azili.

Shqipëria konsiderohet një “vend i sigurt” dhe nuk ka “asnjë rrezik serioz persekutimi”, por emigrantët shqiptarë, shpesh prezantohen si viktima të trafikimit. Pasi akomodohen në hotele, ata arratisen dhe iu bashkohen të afërmve të tyre, ndërsa humbin gjurmët nga autoritetet.

Deri në qershor të këtij viti – 440 persona u kthyen në Shqipëri nga qendrat e paraburgimit të imigracionit. Pothuajse të gjithë ishin burra mbi 18 vjeç dhe të pamartuar./Lapsi.al



10 Comments

  1. Po shënjestron Ramën e jo shqiptarët.Thjesht të mendosh që si ka mundësi të largohen kaq njerëz ha vëndi i tyre.Britania si një vend me demokraci qindravjeçare bën pyetjen.Dje përgjigjia e tyre është qeverisja në Shqipëri e diktatorit Rama.

    1. E vertete kjo Gimo po e vertet si uji edhe qe ata plehra andej po tregohen rraciste me me te dobetit…
      Nuk i bien dot gomarit i bien samarit se nuk kthen dore
      Indiane e pakistaneze e afrikane qe po e permbysin realisht BM prej dekadash nuk i permendin dot prej Black Live Matters qe eshte ne mode per momentin po edhe se gjysma e qeverise atje tashme eshte prej atyre vendeve…
      Keshtu qe ne jemi shenjestra me e lehte sepse jo me ngjyre + jo vend ne konflikt

    2. Në YOUTUBE sot pashë të transmetuar nga media “kritike” ndaj Ramës, New 24, fushatën e tij elektorale në Lushnje.
      Duke dëgjuar fjalimet e Taulantit, Ramës e veçanërisht të kryetares së bashkisë së këtij rrethi , për sukseset e jashtëzakonëshme në të gjitha fushat e projektet “madhështore” të së ardhmes së këtij qyteti, po i bëja pyetje vetes, se çdreqin duan shqiptarët që harxhojnë mijra euro e rrezikojnë jetën e tyre për të kaluar La Manshin në drejtim të Britanisë, kur parajsën e paskan fare afër, Lushnjen ?
      Ndërmjet sukseseve të shumta të punës që paska kryer kjo kryetare bashkie në Lushnje, më tërhoqi vëmëndjen edhe ndërtimi i “dy fushave të pingpongut”.
      Po çdreqin duan shqiptarët që të shkojnë e lpzin pingpong nëpër lokalet e metropoleve europiane, kur mund të shkojnë në Lushnje e të lozin pingpong nëpër fusha ?

      1. Si në çdo mender me thënë “fjalim” të fushatës elektorale që ka nisur Rama në çdo rreth, e dëgjova edhe në Lushnje se të gjitha fajet për emigrimin masiv të shqiptarëve, i paskan pasur “rublat ruse” të PD, e “spiunët” e Pl, kurse monedha turke e Erdoganit dhe ajo serbe e Vuçiçit, dy vëllezërve të tij që kanë vëlla Putinin, qenkan shpëtimi i shqiptarëve nga varfëria.

  2. Ramëbitha mirë ja tha bravermonkeyt….
    Sa zbriti nga pemët e xhunglave të indise….
    Direkt u bë më britanike se britanikët….
    Ik moj baxhello kromashe hindustani …
    Nuk hipën njeri për qef në gomone kineze në kanalin më të rrezikshëm të hemisferës së veriut…
    Baxhello si kimutja koreane.

  3. Edi Rama, vetëm në ditët e fundit është kërcënuar publikisht disa herë rradhazi nga shefi faktik i opozitës, Berisha, nga ndihmësit e tij më të afërt, Paloka dhe Noka, deri me varje në litar, kokëposhtë, pas pushkatimit, si ka ndodhur me liderin fashist Duçe. Është kërcënuar se do të përfundojë në ujrat e lumit Lana. Nga ish-shefi i qeverisë dhe kryetari ‘de fakto’ i opozitës, Berisha është kërcënuar se do të tërhiqet zvarrë deri në fundin e tij.Prandaj reagoi kryministri e ministarat britanik mbas reagimit kunder sek brendeshme britanike te rames nga dje dhe sot.

  4. Rritja e emigracionit illégal drejt Britanise ka te beje me instalimin atje te nje klani mafioz qe ne bashkepunim me mafian vendase organizon kete trafik njerezor.

    Rama kish te drejte ne pergjigjen qe dha ne mbrojtje te vendit dhe qytetareve te tij dhe beri detyren, ashtu si cdo shtetar Europian kur njolloset nje popull i tere, duke perfshire te gjithe emigrantet.

    Por si KM ka te tjera detyra brenda vendit, duke mos justifikuar “cunat” e Londres qe duan te sjellin parate e botes se erret permes amnistise fiskale.

  5. Bje surrat bythe jevg indiane qe vjen nga halete e indise u tregon Shqiptareve Evropen nderkohe qe Angline e kane mbytur Indianet, Pakistanezet dhe Afrikanet me Arabet. Anglezet kane frike te merzisin bythzinjte dhe ju drejtohen Shqiptareve por Anglia ka borxhe shume te medhaja ndaj nesh. Ata na kane sulmuar, pushtuar, skllaveruar, plackitur dhe copetuar. Plehrat e Anglise tena Kthejne ishullin e Korfuzit, Floririn dhe miliona oaund qe moren per incidentin e Korfuzit qe e Shkaktuan vete. Keta olehra u zhdukshin nga Ruset

  6. Në situatën ku janë zgjedhjet sot, Rama nuk ka nevojë të blejë njeri, sepse sot është më i fortë se kurrë. Nuk i duhet as Basha, as Alibasha, sepse ajo çfarë i ka bërë Berisha PD-së, çfarëdo që bëjnë këta, Rama do të vazhdojë të jetë në pushtet dhe nuk ka nevojë as t’i vjedhë votat më. Dhe në mënyrë cinike mund ta themi se Berisha ka kontribuar në dekriminalizmin e Edi Ramës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *