• |
ide | kryesore

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Scholz: Po bëjmë të pamundurën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Scholz


Presidentja e KE dhe kancelari gjerman folën gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama mbi arritjen e një marrëveshjeje me Kosovës dhe Serbisë dhe mbi zgjerimin e BE-së me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Kancelari gjerman Olaf Scholz i pyetur mbi arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, tha se konfliktet dypalëshe duhet të zgjidhen dhe të arrihet një marrëveshje dhe se po bëhet e pamundura që kjo lëvizje të ndodhë.

Nga ana tjetër von der Leyen foli për çështjen e zgjerimit të Bashkimit Europian ku tha se procesi duhet të jetë sa më i lehtë për vendet e rajonit dhe se sa më shpejtë të ndërmerren dhe të implementohen reformat e sugjeruara aq më i shpejtë do jetë procesi i anëtarësimit.

Scholz: 

Është e vërtetë, konfliktet dypalëshe që ekzistojnë mes vendeve duhen zgjidhur dhe është gjë e mirë që të jemi në gjendje ta bëjmë, kemi bërë progres, është folur për zgjidhjen e konflikteve në rajon. Sa i takon Kosovës vlen e njëjta gjë për ta, duhet arritur një marrëveshje, po bëjmë të pamundurën që të arrijmë një gjë të tillë dhe shpresojmë se të dyja qeveritë do ecin përpara dhe shpresojmë se do shoshim një rezultat pozitiv për këtë çështje.

Von der Leyen: 

Duhet të kemi një proces më të shpejtë sa i përket rajonit, sa më shpejt të bëhen reformat aq më i shpejtë do jetë procesi por mund të ndodhë dhe anasjelltas. Metodika e modernizuar ka qëllimin e përshpejtimit të procesit nëse ka vullnet për punimin mbi këto çështje, pra jep mundësi në krahasim me më parë. Duhet të them se ndjejmë një erë ndryshimesh në Europë, është e rëndësishme që këtë proces anëtarësimi ta nxisim sa më shumë sepse duam që miqtë tanë të jenë brenda BE.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *