• |
ide | kryesore

Nuk e dinin që duhet të shënonin një gol: problem komunikimi me pankinën, PSG e pëson si Marseille

-Instant, Sport
PSG



Probleme komunikimi mes fushës dhe pankinës, e pësojnë Marseille dhe PSG. Tudor dhe Galtier do të duhet të reflektojnë, por ndërkohë dëmi është bërë. Kroati është jashtë Evropës për një gol të pësuar në minutën e 95-të nga Tottenham. Arsyeja? Lojtarët e OM nuk e dinin që barazimi ishte i mjaftueshëm për të përfunduar të tretën në grup. Kjo do ti lejonte Marseille të përfundonte në Europa League. Kështu ata u hodhën në gjysëmfushën kundërshtare, por u ndëshkuan nga Spurs, që fituan vendin e parë në grupin D. “Nuk e dinim që mjaftonte një barazim për të shkuar në Europa League”, pranoi mbrojtësi Chancel Mbemba.

Lexo më tej: Video/ PSG kalon 1-2 Juventus, por humbi vendin e parë me çudinë e Haifa: ja verdiktet e fundit në Champions

Një fat të ngjashëm pati edhe PSG, 24 orë më vonë, në Torino. Parisienët fituan 2-1 ndaj Juventusit, por përfunduan në vendin e dytë në grup për diferencë golash me Benfica. Portugezët fituan 6-1 ndaj Maccabi Haifa dhe kthyen situatën. Messi dhe shokët e tij, të pavetëdijshëm për rezultatin në Izrael, nuk e rritën lojën dhe tani do të përballen me një short të rrezikshëm. Portieri i francezëve Donnarumma e konfirmoi pas ndeshjes: “Nuk e kuptuam – pranoi italiani – se duhet të shënonim ende një gol për të përfunduar të parët në grup. Vendi ynë i dytë është gjithashtu problem edhe për të tjerët. Jemi të qetë. E sigurtë se do të përballemi me një skuadër të madhe, por jemi gati. Do të luajmë gjithmonë për maksimumin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *