• |
ide | kryesore

Opinioni në Kathimerini/ BE-ja dhe “çarja” ballkanike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
BE



Nga Stavros Tzimas

Krerët e shteteve të BE dhe të Ballkanit Perëndimor kanë planifikuar të takohen më 6 dhjetor në Tiranë për të diskutuar të ardhmen e rajonit, në një kohë kur zhvillimet dramatike në Ukrainë po kërcënojnë të riaktivizojnë “çarjen” ballkanike, ndër shumë të tjera nga pasojat e luftës.

Udhëheqësit evropianë do ta gjejnë veten, për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, në “fushën” e pambrojtur ballkanike dhe do të duhet të përpiqen të gjejnë një mënyrë për të gjetur një ekuilibër delikat midis zgjerimit të BE-së dhe rritjes së ndjenjës pro-evropiane tek njerëzit e këtyre vendeve.

Pushtimi barbar i Rusisë në Ukrainë dhe revizionizmi totalitar i saj gjithnjë e më agresiv u kanë treguar njerëzve të Ballkanit dhe disa prej liderëve të tyre, saktësisht se çfarë kanë për të ofruar rusët. Ata gjithashtu po bëhen më të vetëdijshëm për qëllimet e vërteta të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, pasi ai kërkon të vendoset si një lojtar i fuqishëm në oborrin e tyre, por edhe për atë që BE-ja mund të sjellë në tryezë.

Momenti është i favorshëm tani dhe lidershipi politik i BE-së duhet të përfitojë prej tij në mënyrë që të ripohojë synimin e tij të fortë për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit për vendet kandidate.

“Ky është momenti i së vërtetës për Ballkanin Perëndimor” – tha zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas javën e kaluar, duke u kërkuar në heshtje liderëve të BE-së që të marrin pjesë në samitin në Shqipëri në fuqi, dhe kështu t’i dërgojnë një mesazh të fuqishëm popullit të Ballkanit se Evropa është në krah të tyre në këto kohë të trazuara.

Shinas ka të drejtë. Mungesa në këtë takim e lojtarëve kryesorë si kancelari gjerman Olaf Sholc apo presidentit francez Emanuel Makron – apo e të dyve – do të dërgonte një mesazh krejtësisht të gabuar. Në lojë janë shumë gjëra, sidomos në aspektin gjeopolitik, ndaj nuk ka më vend për tradhti dhe paragjykime.

Dy zjarre po vlojnë tashmë në rajon, në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, dhe ato kërcënojnë që të përshkallëzojnë sërish tensionet. Popujt e Ballkanit Perëndimor duhet ta ndiejnë se “ombrella” evropiane po zgjerohet për t’i mbrojtur edhe ata, si në nivelin më të lartë me përshpejtimin e procedurave, por edhe në nivelin praktik, me një ndihme të dukshme në sektorin energjetik për t’i ndihmuar ata që të përballojnë dimrin që po vjen.

Në këtë aspekt, evropianët duhet të veprojnë si në shtëpinë e tyre, duke pasur parasysh varësinë pothuajse të plotë të Ballkanit nga gazi rus. Në kushtet aktuale, nuk mund të përsëriten me gabimet e së shkuarës siç ishin vonesave skandaloze në dërgimin e vaksinave kundër Covid-19, apo lejimi që turqit, rusët dhe kinezët të ndërhyjnë në rajon dhe të veprojnë si “samaritanë të mirë” me një kosto gjeopolitike të madhe. / Marrë nga “Kathimerini”, përshtati në shqip LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *