• |
ide | kryesore

Rama kapet edhe me VOA: Shumica e mediave gjobaxhinj dhe rublaxhinj

Arkiva, Lajme, Të fundit
voa



Pas Top Channel dhe News 24, kryeministri Rama shkon edhe më tej në përplasjet e tij me mediat. Kreut të qeverisë shqiptare duket se nuk i ka pëlqyer një raportim i gazetares Mimoza Picari në “Zërin e Amerikës”. Reportazhi i VOA fliste për kritikat që Shqipëria ka marrë nga institucionet më të rëndësishme për lirinë e medias.

“Media në Shqipëri vijon të funksionojë në spiralen e problemeve të reja dhe të mbartura të cilat po dëmtojnë lirinë e shprehjes. Edhe raporti i fundit i Komisionit Europian evidentoi mangësi që lidhen me pavarësinë e saj. Gazetarë dhe analistë i thanë Zërit të Amerikës se transparenca e institucioneve është përkeqësuar dhe se tani ka gjithë e më pak informacion mbi kontratat publike me prapavijë korruptive. Edhe media online në gjykimin e tyre kërkon rregullim juridik, për të shmangur fenomene të tilla si shantazhi, presioni dhe anonimati” – thuhej në reportazhin e VOA.

LEXO EDHE: Gazetarët në VOA: Përkeqësim i lirisë së shprehjes në Shqipëri

Por kryeministri Rama ka zgjedhur të bëjë ironi me VOA dhe të sulmojë sërish mediat shqiptare. Këto të fundit vijon t’i quajë “maska rublaxhinjsh dhe gjobaxhinjsh” në një koment në Twitter.

“Jam shumë dakord! Fakti është që në Shqipëri nuk ka asnjë media pro-qeveritare dhe shumica dërmuese e tyre janë maska rublaxhinjsh a gjobaxhinjsh kundër qeverisë! Liria e shprehjes është përkeqësuar aq ndjeshëm për qeverinë, sa pa rrjetet sociale s’do tregonim dot 95% të punëve!” – shkruan Rama.

Ditët e fundit kryeministri është përfshirë në një përplasje të forte me Top Channel, një prej televizioneve kombëtare të vendit. Rama e ka akuzuar atë për vendosje gjobash ndaj qeverisë. Vetë televizioni ka transmetuar një sërë kronikash kritike ndaj qeverisë ditët e fundit. ©LAPSI.al





8 Comments

  1. “Jam shumë dakord! Fakti është që në Shqipëri nuk ka asnjë media pro-qeveritare dhe shumica dërmuese e tyre janë maska rublaxhinjsh a gjobaxhinjsh kundër qeverisë! Liria e shprehjes është përkeqësuar aq ndjeshëm për qeverinë, sa pa rrjetet sociale s’do tregonim dot 95% të punëve!”

    Sakte fare!

  2. Ju ka prere rogen.Kete po thote,Siduket kane pare pedagoget qe kerkojne ritje rrogash edhe mediat qe i paguan rames i kerkojne ritje rogash .E thote vete me kete ,qe thote.Qe jane gjobaxhinje e dime po sna thote sa i kerkojne.E o shqiptare,shiko ku jetojme ,ca vendi te ndyre,ca politikan qelbashesh qe kemi.Zoti na marte haken nga hijenat pushtetare qe kemi patur dhe kemi.Po ky qelbashi rama paska qene me qelbesi i ndyre qe ka patur shqiperia.

  3. Doris Pack: SHBA s’ka asnjë fakt ndaj Berishës, jam informuar nga mikja ime Albana Vokshi,masturbohuni tani o shpellkare te salih metaj se rama doli per ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *