• |
ide | kryesore

Rama kritikoi retorikën e ashpër, Sunak “zbut” situatën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Rishi sunak, G20



Britania ka një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë dhe është mirënjohëse për punën që bën për të trajtuar kontrabandistët e njerëzve, tha të enjten një zëdhënëse e kryeministrit Rishi Sunak, pasi homologu i tij shqiptar tha se Britania po bënte përdorte një retorikë të ashpër.

“Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku me ta”, u tha zëdhënësja gazetarëve.

Lexo më tej: Rama kritikon Britaninë: Stop retorikës së krimit ndaj shqiptarëve 

Nga ana tjetër kreu i qeverisë shqiptare kritikoi sot, siç tha ai, komentet nënçmuese të ministrave britanikë për rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë, duke thënë se Britania po shënjestronte shqiptaret per te mbuluar politikat e tyre të dështuara të emigracionit.

Ne kemi një marrëdhënie të fortë me partnerët tanë shqiptarë. Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku me ta,” u tha zëdhënësja gazetarëve. “Ne duam të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi me partnerët ndërkombëtarë për të thyer modelin e biznesit të kontrabandistëve të njerëzve dhe i jemi mirënjohës Shqipërisë për punën e tyre me ne për këtë.”

Lexo më tej: The Guardian: Shqipëria kritikon mungesën e bashkëpunimit të Anglisë 



17 Comments

  1. Ka zot vendi tani. Nuk jemi si ne kohen e Birishes, kur dhunoheh sistematikisht imazhi i shqiptareve dhe i Shqiperise jashte vendit e Malokeria qe na drejtonte s’kishte kellqe t’j kerkonte llogari qeverive perkatese sepse vuanin nga kompleksi i inferioritetit.

    Eshte cun Tirone Edi. Nuk ka lind ne Luginen e Ujqerve.

    1. Edhe te kishe 100%(sikur) te drejte ne komentin tend, me kete termin rracist malokeria, se di si te mbajne si ‘mbrojtes partie’ ne ate staf. PO, te mbrohet dinjiteti i shqiptareve, por jo duke e quajtur perandori kolonizuese nje ga 3 miqte kryesore tanet. Dhe e di pse? Edhe sepse, nqs ne si shqiptare takojme nje anglez, apo ‘kolonianist’ tjeter neser pasneser, gjeja e pare , ne muhabet e siper, qe duhet te bejme,eshte t;u tregojme,se si serbet bejne propaganda kudo,edhe ne internet, qe anglezet kane qene perandori mizore, apo amerikanet vrane indianet autoktone . Dhe vertete e bejne kete progande. Dhe ne e kemi obligim tua denoncojme kete propagande per tia tregu fytyren e vertete.Ama, tani po tu themi keshtu na mbyllin gojen, thone edhe nga kryeministri juaj e kemi pasur nje kritike te ngjashme dhe pse me te lehte. Dhe spo ta them sa per ta kritiku Ramen, se ai e di se cfare thote e ben, por duhet pasur kujdes me terma te panevojshem,aq me teper qe po na mbajne me dhjetera mijera emigrante, qofshin edhe vetem 140 000 (pse pak te duken?)

      1. E them per shaka “Malok” se dua te provokoj PD-istet.

        Nuk e ka quajtur njeri kolonizuese Angline, por kur qofte edhe miku te ben gili-vili ca gjera duhet cekur.

        Nuk i mban as Anglia as vend tjeter emigrantet vella. Emigrantet mbajne veten e tyre.

        1. Perandori, ne ate kuptim e ka pas se ishte kunje dhe jo kompliment.Kur them i mban dmth ua jep mundesine per pune e me ate pune mbajne familjen. Por kur jane pa punem edhe i mban ne plot kuptimine fjales ( me ndihma sociale), se te gjithe kemi te afet ne Europen perendimore dhe besoj e dime qe atje edhe kur spunon ,jetesen ta siguron shteti. Pastaj interesi 100% shqiptar eshte qe mos te na ikin fare,por ti mbajme ne vete.aq me teper qe jane te gjthe te rinje.Por kur si mbajme dot, te pakten skemi pse hahemi me fjale me ata qe pervec te tjerave edhe kete ndihme po na bejne.Jo me kot Hasi deshi ta shpallte qytetare nderi Elisabeten, pasi nga Anglia mbahen gjithe ato zona.

          1. Aty pastaj fajin e kane vete vendet perendimore qe nuk marrin masa qe sistemi i tyre i mbeshtetjes sociale t’i pershtatet mentalitetit te prapambetur te emigranteve te rinj, kryesisht atyre nga lindja e mesme dhe myslymane qe pjellin edhe shume.

            Por nuk me duket ky rasti i shqiptareve. Shqiptareve iu ha dora per pune dhe kudo ku shkojne bejne leke. Te pakten kjo ide me eshte krijuar mua.

            Une di psh. qe Gjermania ka nje skeme te qarte te tranzitimit nga emigrant i sapoardhur ne qytetar gjerman. Nuk eshte se shkon ti aty kot me kot edhe hajde te hajme e te pijme me mbeshtetjen sociale. Ka nje seri hapash per te shkuar deri aty.

            Ndersa UK, ka patur, (nuk e di nese e ka ende), kete absurdin qe cdo njeri nga Commonwelth-i, kishte te drejten per t’u kuruar ne spitalet e UK-it psh. dhe vuuu aty Pakistaneze, Indiane e afrikane… derisa e bene fertele.

        2. Cfare logjike foshnjore o Zoti Jorgo, po te zvenitet pak nga pak fuqia e argumentit.
          Ś´ke fáj, te behesh avokat i mavive nuk eshte kafshate qe kaperdihet lehte. Te le pasoja.

          1. Me duket nje cik paradoksale qe t’i gjykon fuqine time te argumentit pa dhene asnje argument per te ilustruar gjykimin tend.

            Po hajd mo shqiptar hesapi… ky popull i ka thene logjikes ik pirdhu me kohe.

    2. Berisha ka qene i pari qe ka fol per albanofobi duke marre mbrapsht percmimin dhe talljen e te majtes dhe nje kercenim personal, e serioz nga amerikanet. Berisha eshte i vetmi qe ka shpall non-grata perfaqesues te perendimit, ka sulmuar ashtu sic di vetem ai sekretare te Komisionit Europian, dhe sigurisht i pari qe ka hedh ne gjyq nje sekretar te departamentit te shtetit.
      Eshte dhe nje gje qe se permend njeri, por qe po merr shume vlere se fundmi… Berisha eshte i vetmi qe i rezistoi Erdoganit, edhe pse kete e beri per hater te nje perandorie tjeter. Sa i i perket paprekshmerise nga kompleksi i inferioritetit, Berisha ka nje track-rekord te pamohueshem. Kjo nuk eshte detyrimisht gje e mire, por eshte ajo qe eshte.

      1. Nuk eshte prej politikani stili i Berishes.

        Politikani duhet te jete Makiavelist jo YYY… Bjeri Ballore! Se s’fiton gje ashtu. Aq me teper kur je kryeministri i nje vendi leshi si Shqiperia.

        Duhet t’i biesh me stil dhe ne momentin e duhur.

        Pse duhet t’i dalim ne ballore Erdoganit? Qe te mos marrim financimet e tij pastaj?

        Pse duhet te flitet ne menyre aq ballore per albanofobi kur ti prish projektin e Amerikaneve per stabilitet ne Ballkan?

        Etj, etj, etj…

        Ka menyra, ka finokeri, ka moment te duhur…

        Shi sa bukur ne rastin e mesiperm te Rames. Shiko cfare reagimi shume normal i anglezeve. Dmth. Rama i uli ne realitet te situates. I trajton si te barabarte. Jo me komplekse inferioriteti. Si me thene… nje minute, qetesohuni nje cik me kete muhabetin e shqiptareve qe po ju pushtokan se ka edhe Shqiperi, ka edhe Qeveri Shqiptare, ka edhe shqiptare ketu.

    1. E the mire o Eno-bytheqiri.
      Ju perfaqeson shume mire.
      Ty dhe gjithe patronazhistet e sorrosianet pa dinjitet.

  2. Edi Rama, vetëm në ditët e fundit është kërcënuar publikisht disa herë rradhazi nga shefi faktik i opozitës, Berisha, nga ndihmësit e tij më të afërt, Paloka dhe Noka, deri me varje në litar, kokëposhtë, pas pushkatimit, si ka ndodhur me liderin fashist Duçe. Është kërcënuar se do të përfundojë në ujrat e lumit Lana. Nga ish-shefi i qeverisë dhe kryetari ‘de fakto’ i opozitës, Berisha është kërcënuar se do të tërhiqet zvarrë deri në fundin e tij.

  3. “Keshtu i do mushka drute” thote populli kur i kthen reston dikujt qe te bie ne qafe.

    Edhe pse ne te vegjelit e Ballkanit habitemi teksa serbet hedhin vickela me Europen e ShBA, kurse keta prape u bejne leshime e nuk i lene te shkojne ne fatin e tyre, ndoshta duhet ta perdorim kete gjuhe qe Rama se fundmi po perdor here pas here.

    Te nenshtruarit per njerezit e lire nuk meritojne respekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *