• |
ide | kryesore

Rama në BBC i përgjigjet sekretares britanike: Çmenduri, po nxisni ksenofobinë

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për BBC, ku ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar se po sulmon shqiptarët për të justifikuar politikat e saj të dështuara të emigracionit dhe të ruajtjes së kufijve. Po ashtu kreu i qeverisë ka komentuar edhe deklaratën e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman. Ai ka thënë se deklaratat e saj nuk bënin gjë tjetër veçse nxisin ksenofobinë.

“Kjo lloj gjuhe nuk është politikë, nuk është program, nuk është vizion”, është shprehur Rama.

Ministrja Braverman tha disa ditë më parë se Anglia jugore po përballej me një pushtim emigrantësh. Mes të tjerash ajo akuzoi shqiptarët se po abuzojnë me ligjet moderne të skllavërisë. Gjatë intervistës për BBC Newsnight, Rama tha se komentet e Braverman për “pushtim” ishin të “pavend” dhe se ai e kishte “të pamundur që të mos reagonte”.

“Nuk është për një person. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe që kërkohen koka turku apo të fajësohen të tjerët. Nuk ka të bëjë me shqiptarët, të huajt, apo gangsterët, por është për politikat e dështuara për kufijtë dhe kriminalitetin. Kjo lloj gjuhe nuk është politikë, nuk është program, nuk është vizion. Është vetëm nxitje e ksenofobisë dhe shënjestrim, duke veçuar një komunitet. Unë admiroj çdo gjë që përfaqëson Britaninë. Por me të vërtetë jam i neveritur rreth kësaj politikë që në fund është e destinuar të dështojë”, është shprehur Rama.

Më herët Rama përmes një postimi në Twitter tha se Britania po diskriminonte shqiptarët për të shpërqendruar vëmendjen nga “dështimi i politikave të saj”.



27 Comments

  1. Doris Pack: SHBA s’ka asnjë fakt ndaj Berishës, jam informuar nga mikja ime Albana Vokshi,qeshni shpellkare e shikoni ku ka shkuar pd e salih metaj

  2. Po gazetaret te tille jane! Ku te krijojne gjera te paqena per te marre vemendje me lajme te kota dhe qe skane lidhje me vertetesine

  3. Vallaj mir i ka then sepse po ulin nje komb te tere. Ashtu sik mund te kete shqiptare problematike ka dhe nga kombesite e tjera plot ashti si ka dhe shqiptare qe punojne ndershem dhe paguajne taksa per ate vend

  4. Na can trapin kan kap nji gje shqitaret shqiptaret po ato te tjeret apo vl atyre nuk quhen ….po ndrohen qeverit nji her ne dy muj atje edhe hajde ta gjejm fajin te shqitaret

  5. Ksenofoni më i madh je ti bile më shumë se Enveri.Harron ky që çfarë nuk ka bërë e çfarë nuk ka thënë për veriorët.Dhe akuzon një ministre indiane për ksenofobizëm!!!Ata shqiptarë që ikin në Britani janë shumica nga veriu dhe ikin sepse politika jote është zbrazja e Veriut për qëllim t’a zoterosh dhe nga ana politike duke qënë se janë të djathtë.

  6. Mire ja ben o edo ketyre qe u flet keshtu sepse keshtu e meritojne keta qe nxjerrin gjera te tilla nga goja e tyre

  7. Shume e vertet ju po flitni per nje pakic te vogel qe mund te bejne gjera te jasht ligjshme por pjesa tjeter e shqiptarve qe bejne pune te ndershme dhe jane taksa pagues te rregullt

  8. Te gjithe i ka kunder Laderi botenor! GJITHE BOTA ESHTE GABIM DHE E KANE INAT LADERIN BOTREOR….Xeus.. rrote kari!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *