• |
ide | kryesore

Rasti i dhunës çnjerëzore kundër të moshuarës, nesër mbahet protesta në Gjakovë

Arkiva, Lajme, Të fundit
pelaj



Rasti i dhunimit të të moshuarës Minire Nura në azilin ‘Orenda’ në Pejë ka shokuar mbarë opinonin publik. Për këtë arsye, ditën e nesërme do të organizohet një protestë në Gjakovë. Protesta është organizuar nga shoqata “Krimet e Luftës”.  Ajo pritet të nisë në orën 12:00 tek lapidari ‘Shokët e Lirisë’.

“Krejt bashke te premten ne ora 12:00 tek lapidari Shokët e Lirisë. Të parandalojmë torturat ne shtepit e pleqeve, ti gjendemi ne krah nenës Minire, nenës se dëshmorit Taulant Nura, i vrare ne Betejen e Çabratit me 7 Maj 1999. Nenat e deshmoreve jane nenat tona”, thuhet në njoftim.

E moshuara, nëna e dëshmorit Taulant Nura, u dhunua nga infermierja Aurona Pelaj. Ndërkohë koleget e kësaj të fundit shikonin, filmonin dhe përqeshnin. Për këtë rast janë vënë në pranga tre infermieret që shërbenin në shtëpinë e të moshuarve, e që morën pjesë në këtë ngjarje.



2 Comments

  1. “”‘ te dhunes CNJEREZORE” ..
    Kur do heqin dore keto portalet me abuzimin qe i bejne fjales ?
    Per ca klikime me shume jane gati te ta shesin sapunin per djathe.

  2. Bravo Gjakova, Nuk zhgenjen si asnjehere. Pas teje te pergatitet Prishtina se po nuk luftuam krimet e vogla, do ndodhin edhe krimet me serioze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *