• |
ide | kryesore

“Shantazhi”/ Si e paguan qeveria Top Channel-in

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Megjithatë, një mosmarrëveshje mes kryeministrit Edi Rama dhe Top Channel hodhi dritë gjatë ditëve të fundit mbi këtë marrëdhënie klienteliste, e cila në rastin në fjalë ka marrë një kthesë për keq për arsye jo shumë të qarta.

Përplasja/ Lajmet e Top-it sërish flakë kundër Ramës

Kryeministri Edi Rama shënjestroi Top Channel gjatë ditëve të fundit në një seri mesazhesh në rrjetin social Twitter, duke e akuzuar atë se “kërkon favore të paligjshme”, ndërsa të mërkurën paraqiti edhe një dokument në të cilin, Top Channel duket se i propozon Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, 50 emisione ‘promovuese’ përkundrejt një pagese prej 12 milionë lekësh.

“Ja për shembull se si funksionon shantazhi mediatik.Kërkohen 120 mln lek nga AZHBR për t’u treguar shqiparëve kudo ndodhen sa mirë po ecën Shqipëria rurale,” shkroi Rama, duke shkruar me lek të vjetra.

Pak orë më vonë, Top Channel cilësoi deklaratat e Ramës “një seri sulmesh” të cilat, sipas televizionit, vijnë “pas transmetimit të disa kronikave shqetësuese për publikun”.

Televizioni pranoi vërtetësinë e dokumentit të publikuar nga kryeministri, por theksoi se ndryshe nga sa pretendon Rama se kërkesa nuk është shantazh, por një praktikë e zakonshme e punës së këtij televizioni me shumë institucione të qeverisë që paguajnë për të ashtuquajturat emisone promovuese.

Top Channel i kërkoi 120 milion lekë/ Rama: Ja si funksionon shantazhi mediatik!

“Kjo ka ndodhur në dhjetra projekte që ka zbatuar Fondacionin “Dritan Hoxha”, duke nisur nga Ministria e Kulturës, DPSHTRR, Bashkimi Europian, Bashkia Tiranë dhe bashki të tjera në vend etj. Sëfundmi Top Media po zhvillon promovimin e bizneseve Start-up, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Dhe ky projekt nuk po transmetohet nën efektet e shantazhit, por po i jepet hapësirë të rinjve që të aplikojnë në iniciativa të reja biznesi,” thuhet në deklaratën e Top Medias.

Reklamat në Shqipëri jepen nga institucione të ndryshme publike përmes një kontrate të drejtpërdrejtë, pa garë dhe pa publikim të saj, në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave të vitit 2007. Në atë kohë, Partia Socialiste e konsideroi praktikën si “korruptive”.

Për shembull, në vitin 2009, Musa Ulqini deklaroi nga selia e PS-së se “ne pas ardhjes në pushtet në qershorin e këtij viti, do të kemi pjesë të axhendës tonë edhe keqpërdorimin e fondeve të taksapaguesve shqiptarë për reklamat dhe spotet qeveritare”, ndërsa në vitin 2012, Eduart Shalsi denoncoi keqpërdorimin e fondeve publike për propagandën e qeverisë.

Rama kapet edhe me VOA: Shumica e mediave gjobaxhinj dhe rublaxhinj

Socialistët duket se përdorin në fakt të njëjtin vendim qeverie me Berishën për të dhënë reklamat e tyre në media, sasia e të cilave nuk është e mundur të mësohet për shkak të mungesës së plotë të transparencës.

Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian i vitit 2022 vë në dukje se “Shqipëria ka ende nevojë të miratojë legjislacion për të forcuar transparencën në reklamat publike.”

E njëjta fjali gjendet edhe në raportin e vitit 2021, gjë që do të thotë se kërkesa është e vjetër, por qeveria nuk ka bërë hapa para në zbatimin e detyrave të shtëpisë të cilat, në fund, duhet të sjellin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

BIRN



7 Comments

  1. Revolta e KM kur sheh kritika ndaj tij ne cdo rast shprehet me sulme arrogante, bullizem e fjalor te ulet.

    Sa per acarimin me median duhet kuptuar se eshte Karma qe po i kthehet dhe shkak eshte raporti qe ka krijuar prej 20 vitesh, duke i blere disa syresh me fondé publike, leje ndertimi, apo duke i shantazhuar, kercenuar, falimentuar e mbyllur.

  2. Doris Pack: SHBA s’ka asnjë fakt ndaj Berishës, jam informuar nga mikja ime Albana Vokshi,hahahahaha o shpellkare te foltores se spiuneve salih metaj.nuk mund te krahasohen reklamat e qeverise se salihut me kete qe eshte sot,kjo qe beni ju eshte propogande e paguar nga prate ruse

  3. Kur te vjen fundi fillon han koken edhe te bashkepunetoreve sic eshte Topi apo Klan.

    KM Kriminel dhe hajdut per popullin e tij.

    Vetem ta kete mire me Eskobarin e rradhes.

    Kujt i plasi per keta

  4. Ehe Lali d’un lekët ata.Te kanë bërë punën.Te leku s’të fal kush.Dhe mirë t’a bënë Top Chanel.Don të tregosh veten që ja mua më të mirin dhe më të ndershmin më akuzojnë kot duke më shantazhuar.Ehe ata di din pislleqet.

  5. Edi Paloka këlysh i kujt komunisti është? Është i komunistit Tonin Paloka, sekretar Partie në Ministrinë Ushqimore, a çfarë ka qenë atëherë. Kjo është për të qeshur. Nuk e di kush e beson atë kur flet ashtu. Niveli i luftës politike ka degraduar në një farë shkalle sa që janë bërë krejtësiht të pabesueshëm .

  6. Edi Rama, vetëm në ditët e fundit është kërcënuar publikisht disa herë rradhazi nga shefi faktik i opozitës, Berisha, nga ndihmësit e tij më të afërt, Paloka dhe Noka, deri me varje në litar, kokëposhtë, pas pushkatimit, si ka ndodhur me liderin fashist Duçe. Është kërcënuar se do të përfundojë në ujrat e lumit Lana. Nga ish-shefi i qeverisë dhe kryetari ‘de fakto’ i opozitës, Berisha është kërcënuar se do të tërhiqet zvarrë deri në fundin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *