• |
ide | kryesore

Champions, të hënën shorti i 1/8: ja si funksionon e çfarë kërkojnë të evitojnë skuadrat në dy vazot

-Instant, F1, Sport
Champions



Mision i përmbushur, më të mirët kanë prerë biletën për 1/8 e Champions League. E tani presin të dinë emrin e kundërshtarëve të tyre nga shorti. Takimi me goglat është për të hënën më 7 nëntor në Nyon, në orën 12:00. Si gjithmonë do të ketë dy vazo, kokat e grupeve me tetë fituesit dhe tetë të renditurit në vendin e dytë. Asnjë ekip nuk do të mund të përballet me një kundërshtar që ka luajtur tashmë në fazën e grupeve, ose vjen nga i njëjti vend.

Lexo më tej: Video/ PSG kalon 1-2 Juventus, por humbi vendin e parë me çudinë e Haifa: ja verdiktet e fundit në Champions

Kështu, frikësuesi i të gjithëve është PSG. Të gjithë kokat e grupeve nuk do të donin që nga vazo e dytë të dilte emri i kampionëve të Francës. I vetmi i pashqetësuar në këtë rast është Benfica, që e kishte skuadrën e Galtier kundërshtar në grup. Për të tjerët në lojë futen llogaritë. Për tu evituar edhe Milan e Inter. Ndërsa në vazon e parë Tottenham dhe Benfica janë shpresat më të madhe për të dytët të renditur në fazën e grupeve.

SI FUNKSIONON SHORTI

Siç u përmend, marrin pjesë 16 skuadra. Tetë fituesit e grupeve do të shortohen kundër tetë nënkampionëve. Asnjë ekip nuk mund të luajë kundër një ekipi që ka luajtur tashmë në grupe. Nuk mund të luajë edhe nëse vjen nga i njëjti vend. Skuadrat e vazos së parë luajnë jashtë fushe në ndeshjen e parë dhe në shtëpi në ndeshjen e kthimit. Si tashmë prej një sezoni, për kualifikimin e radhës, nuk zbatohet më rregulli i golit me vlerë të dyfishtë në transfertë.

KUR DO TË LUHET

Ndeshjet e para janë planifikuar për të martën 14 e të mërkurën 15. Duke qenë se luhen dy ndeshje në secilën ditë, takimi është edhe të martën 21 dhe të mërkurën 22 shkurt. Ndeshjet e kthimit janë caktuar për të martën 7, të mërkurën 8, të martën 14 dhe të mërkurën 15 mars (dy ndeshje në çdo ditë). Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 21:00.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *