• |
ide | kryesore

Shqipëria, e para në botë për kërkesat e larta për azil në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar

Lajme, Të fundit



Ndërsa emigracioni është një fenomen normal dhe i përhapur në të gjithë botën, në Shqipëri përmasat e tij janë aq të larta në raport me popullsinë dhe nivelin e zhvillimit ku ajo ndodhet, si një vend kandidat për të hyrë në Bashkimin Europian, sa vendosin një rekord botëror. Shqipëria renditet e para në botë për aplikimet për azil në raport me popullsinë për 7 mujorin e parë të vitit në Bashkimin Europian dhe për 6 mujorin e parë 2022 në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo e dhënë vjen nga Eurostat për aplikimet për azil, dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (www.gov.uk).

Në Shqipëri, për çdo 1000 banorë kanë aplikuar për azil gati 5 banorë. (2.4 në vendet e Bashkimit Europian dhe 2.6 në Mbretërinë e Bashkuar) Shqipëria lë pas Gjeorgjisë me 3.9 aplikime për 1000 banorë (nga të cilat 3.7 janë në vendet e Bashkimit Europian). Po ashtu lë pas dhe Sirinë, që ka 3.1 aplikime për një mijë banorë, nga të cilët 2.9 janë në shtetet e BE-së.

Pas Shqipërisë, renditjen shtete si Eritrea, Afganistan, Venezuela, Moldavia, Armenia, Tunizia. Më pas vjen Maqedonia e Veriut (0.65 aplikime për një mijë banorë) dhe Kosova (0.6 aplikime për një mijë banorë).

Azil për shkak të luftës

Për të dy shtetet e para, Gjeorgjinë dhe Sirinë, arsyet kryesore të aplikimit për azil lidhen me luftën. Gjeorgjia pa një rritje të ndjeshme të aplikimeve për azil pas pushtimit të Ukrainës. Kjo ka qenë një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar shtetasit e Gjeorgjisë të aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Europian, sipas zyrës së azilit të BE-së.

Siria prej një kohe të gjatë po vuan dhunën e luftës civile. Sirianët largohen për shkak të dhunës (rreth 13 mijë fëmijë kanë humbur jetën apo janë plagosur). Po ashtu infrastruktura është në kolaps. Sistemet shëndetësore, shkollat, ujësjellësit etj janë dëmtuar ose janë shkatërruar, sipas një raporti të World Vision.

Kërkesat për azil në Shqipëri

Në Shqipëri, aplikimet për azil janë rritur ndjeshëm që pas pandemisë. Sipas të dhënave të Eurostat, për periudhën janar- gusht 2022 janë regjistruar gjithsej 6,860 aplikime për azil në BE. Kjo reflekton një rritje prej 68% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm për aplikimet në Bashkimin Europian, Shqipëria renditet e treta në raport me popullsinë. Ajo vjen pas Gjeorgjisë dhe Sirisë.

Por, në 2022-n, ka një rritje shumë të lartë të aplikimeve në Mbretërinë e Bashkuar, që e vendos Shqipërinë në krye të listës globale për kërkesat e larta për azil. Sipas të dhënave zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar në faqen e internetit www.gov.al, vetëm për 6 mujorin e parë të vitit kërkuan azil nga Shqipëria 7,267 persona, më shumë sesa në gjithë vendet e Bashkimit Europian, duke u renditur të dytët në numër pas Iranit (10,752). Ndërsa në raport me popullsinë Shqipëria ka 2.6 aplikime për një mijë banorë, kundrejt Iranit, me 0.1 aplikim për një mijë banorë.

Numri i personave që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar është më i lartë, por jo të gjithë kërkojnë azil. Mediat britanike raportojnë që 12,000 shtetas nga Shqipëria kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit përmes detit. Kjo përbën 30% të totalit të hyrjeve me anije në vend.

Duke përfshirë dhe hyrjet në Mbretërinë e Bashkuar, në total janë 14 mijë aplikime nga shqiptarët në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar. Vala e re e emigrimit po shkakton probleme në gjetjen e fuqisë punëtore. Kjo referuar edhe një raporti të fundit të Bankës Botërore.  Banka analizoi se papunësia, korrupsioni dhe emigracioni mbeten shqetësimet kryesore të bizneseve në rajon./ Monitor



4 Comments

  1. Shqiperia kam marr fund qe kur pranoi per kryeminister oficerin e sorres qe tundet si dordolec nga era sa here mundohet te mbrohet nga akuzat per vjedhje, korrupsion, abuzim dhe paftesi.

  2. Eshte mese e qarte qe kjo eshte nje strategji e kalkuluar ne zyrat e Sorros dhe te Rilindjes per te

    zbrazur Shqiperine ne radhe te pare nga te papreferuarit e regjimit i cili u ka ngushtuar te gjitha

    hapsirat e mbijeteses ne Shqiperi. Kush po iken ? A mos po ikin bijte e bijat e korrupsionisteve

    rilindas qe kaperdisen rrugeve te Tiranes e Shqiperise me makina superluksoze dhjetera mijera

    euro ? A mos po iken patronzhistet famekeq qe paguhen nga taksat tona per te survejuar e per

    tu ngjitur njerzve pas si hije ? A mos po iken administrata publike qe per te kryer nje sherbim

    qe te takon me ligj duhet te paguash rushfete aq sa nje komshiu im ka marre kredi tek

    fondacioni “Besa’ me 25 perqind per te paguar rushfetin prej 6000 euro per ti legalizuar shtepine

    e ngritur me mundimin e nje jete ? Sa te papune ka nga anetaret e simpatizantet e PS-se ?

    Asnje. Familjet socialiste kane te gjithe pjesetaret e tyre te punesuar. Administrata publike eshte

    pothuaj trefishuar gjate ketyre 9 viteve ndonse jane larguar mbi 7000 mije shqiptare ? Jane

    krijuar vende pune fiktive sa per te mos lene pa pune votuesit e PS-se. Ndryshimi i struktures

    se popullsise ne disfavor te kundershtareve te regjimit, per te krijuar nje “popull socialist” eshte

    qellimi i politikes se Rilindjes qe per fat te keq po jep rezultate dhe bijte e bijat e shqiptareve

    jo socialiste po marrin rruget e botes dhe jane shperndare si zogjte e korbit ne te kater anet

    e botes.

  3. Doris Pack: SHBA s’ka asnjë fakt ndaj Berishës, jam informuar nga mikja ime Albana Vokshi,cfare shkrimi o lapsi njelloj si shkruajne mediat serbe e ruse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *