• |
ide | kryesore

Trafikonte lëndë narkotike në bashkëpunim me grekun, arrestohet në kufi i riu shqiptar

Lajme, Të fundit



Policia greke ka sekuestruar një ngarkesë me 375 kilogramë lëndë narkotike hashash, në Zagor të Janinës. Droga ishte e ndarë në 85 pako dhe po transportohej me një furgon. Mësohet se dy persona janë arrestuar nga autoritetet greke. Të arrestuarit do të dërgohen në prokurorinë e Janinës. Mediet lokale raportojnë se një furgon që vinte nga kufiri i gjelbër është ndaluar dhe në të është gjetur dhe sekuestruar lënda narkotike.

Raportohet se mjeti rezulton i vjedhur në Athinë në korrik të vitit 2020. Sakaq, përveç drogës, janë konfiskuar edhe pesë aparate celularë, një shumë parash dhe automjetet e mësipërme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *