• |
ide | kryesore

Vendimi/ Pse u konfiskuan pasuritë e Ylli Ndroqit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



I përfshirë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, Ylli Ndroqi mori një goditje tjetër nga Gjykata e Posaçme, që vendosi konfiskimin e pasurive të tij.

Hetimet e SPAK për pasurinë nisën në vitin 2020, kur Ylli Ndroqi u akuzua se kishte bashkëpunim me biznesmenin turk të akuzuar për terrorizëm dhe trafik ndërkombëtar të drogës, Abdulselam Turgut. SPAK bëri të ditur në atë kohë se ka dyshime se Ndroqi nën emrin Xhemal Pasmaçiu është arrestuar dy herë, në Turqi më 1998 dhe në Itali më 2015.

Atëherë Ndroqi mbante emrin Xhemail Pasmaçiu.

Biznesmeni Turgut, i akuzuar për terrorizëm dhe trafik ndërkombëtar droge, u arrestua në vitin 2011 në aeroportin e Rinasit me kërkesë të autoriteteve gjermane. Në atë kohë akuzohej për trafikimin e 1 ton kokainë.

Turgut u arratis nga Shqipëria, pas arrestimit.

“Ky është vendim që synon goditjen e medias. Janë kujdesur që Ora Neës të ketë 60% të kuotave të sekuestruara që nënkupton humbjen e kuotave kontrolluese” u shpreh avokati Jordan Daci në përfundim të seancës.

“Ekspertët e gjykatës nxorrën se pasuria e zotit Ndroqi gati 80 mln euro është nga burime të ligjshme. Gjykata shkelmoi atë që thanë ekspertët kontabël. Që zoti Ndroqi e familja e tij ka 600 mijë euro të ardhura nga rroga, 6 milionë euro të ardhura nga dividenti I kompanive, 4 mln lekë të ardhura nga shitja e pasurive të luajtshme e të paluajtshme dhe kanë marrë kredi në shumën 6 mln euro një pjesë ende për tu shlyer” tha avokati tjetër i Ylli Ndroqit, Besnik Muçi.

Lista e pronave të sekuestruara është e gjatë dhe përbëhet nga televizioni, shtëpi, makina, toka etj.

Si e harruan mediat e qeverisë Ylli Ndroqin dhe iu kthyen historisë së Xhemail Pasmaçiut

Përfshirja në listën e zezë të SHBA

Ditën e sotme ambasadorja Yuri Kim u takua me Arben Krajën dhe prokurorët e SPAK për të ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për drejtësinë shqiptare.
Sipas Kim, SPAK është i përqendruar në ofrimin e më shumë rezultateve që vërtetojnë se askush nuk është mbi ligjin.

“Pavarësisht kërcënimeve dhe tentativave për t’i joshur SPAK është i fokusuar për të dhënë më shumë rezultate dhe të tregojë se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht statusit. Mënyrat e vjetra duhet të marrin fund që Shqipëria të mund të eci përpara dhe të bëhet anëtare e Bashkimit Europian” – shkroi Kim.

Në vitin 2020, Ylli Ndroqi u përfshi në listën e zezë të SHBA. Sipas Departamentit të Thesarit, Ndroqi ka ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri.

“Ylli Ndroqi (Ndroqi) është një pronar mediash, pasuritë e të cilit u sekuestruan nga qeveria shqiptare në vitet 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kriminale. Ndroqi ka shfrytëzuar mediat që më parë kanë qenë nën kontrollin e tij për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarë shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të mospublikimit të artikujve negativë në media. Gjithashtu, Ndroqi ka ndërmjetësuar ryshfete për llogari të një subjekti që kërkonte të bënte biznes në Shqipëri. Ndroqi përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete”, thuhej në raportin e thesarit.

Lexo edhe: Pas sekuestrimit te Ylli Ndroqit reagon Ambasada e SHBA

Konflikti me Erion Veliajn

Prej vitesh, në Tiranë ishte e njohur miqësia mes kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj dhe pronarit të TV ORA, Ylli Ndroqi. Por marrëdhënia mes tyre u kris, pas prishjes së pazareve. Nuk vonoi shumë dhe Ora News nisi kritikat ndaj Veliajt, ndërsa ky e quajti Ndroqin një piranja.

“Kjo punë më ka bërë që të bashkëjetoj me piranjat. Unë e njoh këtë ambient toksik. Unë refuzoj që të mbështes një kulturë, që bazohet mbi fyerjen dhe degradimin personal. Unë i di këto gjëra, nuk jam naiv. Nuk kam asnjë problem me njerëz që ofrojnë optikë negative. Unë s’kam kontakte me njerëz nga bota e krimit. Kur zbuloj se dikush ka problem të rënda me ligjin, normalisht nuk kam lidhje me të. Ka pasur persona të krimit të organizuar që kanë dashur të influencojnë në Bashki, por nuk ia kanë dalë dot”, – tha Veliaj duke iu referuar konfliktit me Ndroqin.

Pasuritë e konfiskuara nga gjykata

1. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 117 m2, regjistruar me datë 01.06.2013, me adresë, Lagjia Nr.13, Plazh, Durrës.
2. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 300 m2, regjistruar me datë 24.04.2019, me adresë, Zbarqe, Tiranë.
3. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 600 m2, regjistruar me datë 26.02.2019, mbi të cilën ndodhet një ndërtesë me sipërfaqe 90 m2, me adresë, Zbarqe, Tiranë.
4. Pasuria e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 43.7 m2, regjistruar me datë 26.01.2018, me adresë, Tiranë.
5. Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe totale 67.3 m2, regjistruar me datë 10.05.2017, me adresë, Tiranë.
6. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 15 m2, regjistruar me datë 15.02.2016, me adresë, Tiranë.
7. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 300 m2, regjistruar me datë 25.02.2019, me adresë, Zbarqe, Tiranë.
8. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 2026 m2, regjistruar me datë 10.05.2017, me adresë, Mullet, Tiranë.
9. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 52.3 m2, regjistruar me datë 28.03.2013, me adresë, Rruga “Qemal Stafa”, Tiranë.
10. Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe totale 100.000 m2, regjistruar me datë 28.01.2016, me adresë, Lanabregas, Tiranë.
11. Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa AA 007 YN, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
12. Automjeti i tipit autoveturë, marka BMË, modeli 760 LI, ngjyra e zezë, me targa AA 007 AV, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
13. Automjeti i tipit autoveturë, marka Land Rover, modeli Range Rover Vogue, ngjyra e zezë, me targa CD 6902 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
14. Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa CD 6901 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
15. Automjeti i tipit autoveturë, marka RollsRoyce, modeli PHANTOM, ngjyra e zezë, ma targë AA 001 YN, në pronësi të shtetases Mimoza Ndroqi.
16. Sekuestrimin e masës prej 51% të kuotave të shoqërisë “Landon” sh.p.k, me NIPT K92226004H, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
17. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “YLDON” sh.p.k, me NIPT K31618007S, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
18. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “RENDON OIL” shpk me NIPT L57716501I.
19. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “DON – UCD” sh.p.k me NIPT L51326022D, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
20. Masa prej 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “Ecogades Landon Balcan” sh.a, me NIPT L22006005S, me aksioner shoqërinë “Landon”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
21. Masa prej 30% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë “CHANNEL ONE” sh.p.k, me NIPT K12412002L, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
22. Masa prej 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “PS 31” sh.p.k, me NIPT L42215016R, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
23. Masa prej 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “INTERKINEX” sh.p.k me NIPT J71506006T, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
24. Masa prej 60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ORA” sh.a., me NIPT K71505003O, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases Mimoza Ndroqi .
25. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “REN-DON” sh.p.k me NIPT L41622002A, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
26. Masa prej 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ALBANIA BAY MARINE” sh.p.k me NIPT L61307081M, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
27. Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 8 781 m2, dhe sipërfaqe ndërtimi 3 038 m2 me adresë, Rruga “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.
28. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 150 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).
29. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 59 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).
30. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 18.3 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).
31. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 195.1 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).
32. Pasuria e paluajtshme të llojit garazh, me sipërfaqe 29.4 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).



28 Comments

  1. Shtet kurvash , komandojen mafia dhe kriminelet . Por me nje kusht edhe nese je kriminel po qe me mua je i mire por po qe kundra meje je i keq

    1. Mediat e pavarura , …..luftohen nga qeveria,…hapu dhe e futi brenda me soj e sorrollop, tani topit me droge e kontrabande ylli ndroqi trafikant droge cope e katunarit ugdhi miliarder, aleksander frangaj zbriti ne tirane me kepuce me lidhse me spango u gdhi miliarder ish gjobvenes dhe perfitues tenderash shkurt media pa dallim bordello shtoi dhe qeverisjen ,…..ku eshte morali ketu,….ktu perveç kurves asnjeri ska moral

    1. Mire o kari po mos perfundon edhe ky si beccheti me 100 million euro demshperblim se hajvane si ty aq kuptojne

      1. Krahason Ylli Nroqin me Becchetti-in ti i zgjuari i karit?!

        Bechetti mafjoz roman dembabadem, i specializur ne ato lloj gjyqesh. Kishte fituar miliona Euro edhe nga Deutche Bank apo s’e di ti kari.

        Dhe nga e di ti qe keta te tanet nuk i kane ndare leket bashke me Bechettin. Qe do shpjegonte shume bukur mbrojtjen shume te dobet nga ana e pales tone?!

        1. Ketu ke te drejte leket i ndajne bashke beketi me ramen . Po pse te mos te jete i njejti film si me beketin. Ylli i ndan lleket me deshire neser. Dhe ka qene mik me veliajn , leku i afroi, leku i ndau leku do i miqesoje perseri

          Por por vendini te thote shkoqur qe gjykatat nuk jane kurva dhe prokuroret edhe me kurva.

          I fusin dhe i dor reklame qe haspi reforma po jep rezulatat edhe ci qi te emen mu ne pidh o jorgo palikari

          1. He pra pse? Shko pyt Ndroqin.

            Ca reforme mor plak. Problemi eshte tek populli vella. Eshte populli qe ben shtetin, jo shteti qe ben popullin. Eshte populli qe nxjerr liderat, jo liderat qe nxjerrin popullin.

            Ne kohen e komunizmit nuk egzistonte korrupsioni ne mjekesi e megjithate katnaret vinin nga ana anes me arka me ushqime per te falenderuar doktoret pas nderhyrjeve.

            S’te pelqen kjo drejtesi, ky vend e ky popull?! Shtroja jashte. Ndryshimi do kohe.

            Dhe ky popull nuk eshte se ka lind me brire se shqiptari shkon ne Suedi behet Suedez, shkon ne Amerike, behet Amerikan. Thjesht te tilla kane qene dhe deri diku jane ende, kushtet gjeo-politike.

        2. Sot ne tirane po pastrohen te gjithe parate e tonelatave te droges neper kulla e investime strategjike, por a ha vetem ky qe ka dale kritik ndaj qeverise pasi u jane prishur pazaret.

      1. E marr si kompliment. Kari eshte nje organ shume i rendesishem i trupi tone.

        Po te mos ishte kari, s’do kishte lindur nje koke-kari si puna jote.

  2. I ka hy e si ka hy vetja në qejf nuk është argument e Jorgo p.ll k..i!!! Argument janë vetëm faktet dhe se p…a tjetër Rama t’i mbyll e konfiskon gjërat si diktator që është me mashën Aspakun.

  3. E di gjithe Shqiperia si i ka be leket ky zoteria.

    Te kisha qene si ai une do kisha “fluturuar ulet”. Raportohu mire e bukur me te gjithe, bej qoka e merr favore majtas e djathtas sipas interesit edhe ec perpara. Jo i ben pushtetit kot me kot si kar-derr kur je me dosje. Pushteti ca t’i beje Vjollces e Frangajt, po Ty? Pfff…

    Pastaj per faktet, s’me paguan njeri me hap dosjen e Ndroqit per t’i analizur ne detaj dhe talent si juve qe i zbertheni me nje shkrim ne internet, nuk kam.

    1. Edi Rama, vetëm në ditët e fundit është kërcënuar publikisht disa herë rradhazi nga shefi faktik i opozitës, Berisha, nga ndihmësit e tij më të afërt, Paloka dhe Noka, deri me varje në litar, kokëposhtë, pas pushkatimit, si ka ndodhur me liderin fashist Duçe. Është kërcënuar se do të përfundojë në ujrat e lumit Lana. Nga ish-shefi i qeverisë dhe kryetari ‘de fakto’ i opozitës, Berisha është kërcënuar se do të tërhiqet zvarrë deri në fundin e tij.Si mafioz me dy emra Ylli Paspaciu dhe ndroqi

    2. O palikaris !
      Mos mer përsipër të gjykosh apo komentosh rastin në fjalë, pa pasur fakte, se sa pasuri të Ndroqit të konfiskuara kanë qenë pasuri të trashëguara e sa prej tyre janë vënë nga biznesi i tij.
      Vërej se midis “pasurive” të konfiskuara, ka edhe sipërfaqe prej ……. 19m2 ?????
      Një fakt shumë domethënës për këtë ndëshkim të biznesmenit Ndroqi, është përplasja e tij konfliktuale me Erion Veliajn, që është bërë anektodik me pretendimin e tij se dasmat prej sheiku i bëri me paratë e kursyeta të pensionit të mamasë.
      Do ta shihja krejtësisht normale ndëshkimin e Ndroqit, nëse do të rihapej hetimi i tij pët aktivitetin e dyshimtë në Turqi ku ka abuzuar me një emër tjetër, gjithmonë nëse kanë dalë fakte të reja.
      Ama ai për ato akuza është hetuar, gjykuar e dënuar njëherë e nuk është politikan apo deputet që si i dënuar dikur, të mos ketë të drejtën që të zhvillojë pasurinë e tij.
      Nëse i futemi të kaluarës se biznesmenëve të pasuruar në Shqipërinë e pas 1991-shit, janë shumë pak ata që e kanë nisur me “kapital financiar” nga pasuritë e trashëguara.
      Shumica dërmuese e pasunorëve të Shqipërisë, kam dyshimin se po të bëhej një hulumtim i plotë, paradoksalisht do të na dilnin me rrënjë komuniste. (them paradoksalisht pasi komunistët erdhën në pushtet brekëgrisur e ishin armiq të betuar të kapitalizmit).
      Për tu kthyer tek “shitësi i fiqve” Erion Veliaj që sot si Edveri dikur është bërë pashai i kryeqytetit, shoh se biznesmenit Ndroqi , i përmenden si pasuri të konfiskuara, disa prona me vlerë disa milionë lekë, ndërkaq le të kujtohemi se vetëm me inceneratorët, pa përmendur kullat e larta me para milioma eurosh, bëhet fjalë për qindra milionë eurosh që bien erë të pistë droge e qarkullojnë nga bashkia ku qeveris Lali Eri.
      Epo dreqi e mori, këto nuk ka sesi të jenë përceptime apo hamendësime, sepse nuk na ka zënë syri ndonjë incenerator të ndërtuar në Tiranë për të cilin qytetarët paguajnë me taksat e tyre disa miliona, apo nga ana tjetër nuk dijmë që ndonjera nga kullat që ja kanë zënë Tiranës pamjen e Dajtit, të jetë ndërtuar nga Ndroqi.
      Si nuk u arrestua asnjë biznesmen ndërtimi që i ka ndërtuar këto kulla, “fshehurazi” nga Rama e pa leje nga Lali Fiku, po ju vërsul “drejtësia e reformuar” vetëm Ndroqit ?

      1. Ti po thua “ka plot te tjere, keshtu qe pse s’merren edhe me ata”?

        Sepse ata te tjeret i kane kopsitur punet e tyre per momentin qe nqs. s’e kupton do te thote qe e kane formuar rrjetin e lidhjeve te interesave te ndersjellta midis tyre dhe pushtetit dhe jane forcuar mjaftueshem. Plus “fluturojne ulet”.

        1. Me replikën që bën, nuk heq dorë nga hamendësimet e paragjykimet pa u mbështetur në faktet.
          Kam shprehur edhe unë dyshimin tim se pasunorët më të mëdhej në Shqipëri , janë persona me origjinë komuniste .
          Po shtoj edhe faktin se edhe liderët politikë të majtë e të djathtë., ndonëse të gjithë shiten si “antikomunistë të vendosur”, që nga Rama, lidhjet e tyre të vjetra i kanë me shtresën e “diktaturës së proletariatit”.
          Meqë diskursi bëhet për biznesmenët, a ke informacionet e sakta se cilët biznesmenë aktualë të Shqipërisë, pasurinë e tyre e kanë vënë mbi pasurinë e trashëguar para ardhjes së komunistëve në pushtet e sa syresh janë pasuruar në tre dekadar e fundit në sajë të aftësive të tyre menazhuese pa lidhje me korrupsionin e botën e krimit ?
          Asnjë ekonomi demokratike kapitaliste, nuk mund të funksionojë pa respektimin e pronës së trashëguar.
          Në Shqipëri akoma pas 30 vitesh për 50 metra katror truall na dalin 5 pronarë.

          1. Ohuu plako. Shko shkruaj poezi dashurie se qeke adoleshent nga trute.

  4. Ky Ndro-qi paska qene Pasma-ci dhe paska qeka ndjere ngrohte dhe ka levizur .
    Duke e ditur qe vjen era dhe nga nxehtesia ka nxjerre koken por Bufi rrinte lart dhe fap e kapi.
    por Ndro-qi tha -je gabim se une jam Pasma-ci.
    Mire me dy baba por me dy nena nuk shkon.

  5. Gjersa nuk e pëson Edi der droga si Esat Pash Toptani kështu do vuajnë populli dele pa shtyllë kurizore me përjashtim të pallakarësve

  6. Keni te drejte kur thoni pse Ndroqi alias Pasmaciu dhe jo te tjeret pasi drejtesia ne shqiperi eshte selektive dhe e orientuar nga qeveritaret, por kjo kurresesi sduhet te justifikoj konsullin e nderit te Mkesikes per menyren sesi i ka vene ata leke. Dikush me lart tha qe ne qofte se do rihapej nje hetim mbi aktivtetin e tij ne Turqi ka shume gjasa qe ai te merret i pandehur nga shteti turk dhe te vuaj denim atje

  7. Garë serioze për Bashkinë e Tiranës, edhe Kujtim Gjuzi kandidat i PD-së,shpellkare e cecene mbeshteteni kete kandidature serioze por spiun klasik

  8. Në situatën ku janë zgjedhjet sot, Rama nuk ka nevojë të blejë njeri, sepse sot është më i fortë se kurrë. Nuk i duhet as Basha, as Alibasha, sepse ajo çfarë i ka bërë Berisha PD-së, çfarëdo që bëjnë këta, Rama do të vazhdojë të jetë në pushtet dhe nuk ka nevojë as t’i vjedhë votat më. Dhe në mënyrë cinike mund ta themi se Berisha ka kontribuar në dekriminalizmin e Edi Ramës.Shpellkare mjerane mbrojne vetem kriminelet drogmenet spiunet komunista ku ka mbrritur kjo shoqeri qe simbol kane salih metaj berisha

  9. Më vjen zor të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të?”.

    Kështu do të deklaronte Paloka në janar, duke shtuar se këtë e kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *