• |
ide | kryesore

Berlin: Ceremonitë që varrosën “Ballkanin e Hapur”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kur ceremonitë e marrëveshjeve për lëvizjen e lirë me letërnjoftime u mbyllën në Berlin, Albin Kurti hodhi romuze për mungesën e Aleksandër Vuçiçit. “Nuk është që na mungoi fort, ndoshta të tjerëve, por jo mua” u tha gazetarëve, duke i lëshuar një thumb Edi Ramës.

Bashkë më Vuçiçin, Rama është investuar me ngulm për Ballkanin e Hapur, por nuk e pati problem që të hedhë një herë të dytë firmën në Procesin e Berlinit, për disa marrëveshje, që i kishte nënshkruar një herë krah Vuçiçit në Ballkanin e Hapur.

“Procesin e Berlinit” dhe “Ballkanin e Hapur” i kanë konsideruar përherë si dy nisma që tentojnë t’i mbivendosen njëra-tjetrës, sepse synojnë pak a shumë të njëjtin objektiv. Madje Ballkani i Hapur u interpretua shpesh me frikë, si projekt që zëvëndëson rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, me një paradhomë ballkanike.

Fillimisht u ngjiz në Serbi. “Nisma e Novisadit” ishte një emër që nuk u pëlqeu nismëtarëve. Në fillim iu referuan si “Minishengeni Ballkanik”, pastaj ndryshuan mendje sërish dhe vendosën të gjithë bashkë ta quajnë “Ballkani i Hapur”. Por në çfarëdo emri t’i vinin, asnjëherë nuk u pa me sy të mirë nga Bashkimi Europian.

Diplomatët perëndimorë e patën të vështirë t’ia artikulojnë emrin në publik. Druheshin se duke e përmendur, dashje pa dashje e vlerësonin si një projekt për t’u marrë në konsideratë.

Por vështirësinë kryesore, dy ideatorët, Vuçiç dhe Rama e hasën brenda në rajon. Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi e refuzuan rregullisht Ballkanin e Hapur. Ngurrimi i tyre u pasua me ftesa publike, me lutje, thirrje për të arsyetuar, pastaj me akuza, përçmim, joshje dhe së fundmi indiferencë.

Marrëveshjeve që propozonte dyshja Rama-Vuçiç iu bashkua vetëm Zoran Zaev i Maqedonisë së Veriut. Pavarësisht kësaj, ata ecën disa hapa para.

Për shembull, në Nëntor të vitit 2020, në takimin e radhës online Rama, Vuçiç dhe Zaev ranë dakort për lëvizjen e lirë me karta identiteti mes tre shteteve. U fol sidomos për heqjen e kufijve Shqipërisë dhe Serbisë, sikur në mes të mos ishte Kosova, që refuzonte hapur projektin.

Një marrëveshje tjetër e rëndësishme e Ballkanit të Hapur ka qenë edhe njohja e ndërsjelltë e diplomave dhe titujve shkencorë. Firmat u hodhën në Ohër në fillim të qershorit nga Vuçiç, Rama dhe Kovaçevski.

Me ta u bashkua edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Në rolin e dashamirësit, Abazoviç nuk pati tagër të firmoste asgjë për Malin e Zi.

Ballkani i Hapur pati kundërshtar presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç që paralajmëroi një genocid tjetër nëse realizohej synimi i Serbisë me këtë projekt.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në Kosovë kanë bërë akuza të forta kundër projektit Rama-Vuçiç, si një nismë që i hap rrugë interesave të Rusisë në rajon.

Përfaqësues të Bosnje-Hecegovinës e kanë arsyetur refuzimin me idenë se Ballkani i Hapur mund t’i vërë në rrezik përparimin që kishin bërë në këto vite në procesin e integrimit për në BE.

Dyshimet nuk qenë pa arsye. Një goditje të fortë për Ballkanin e Hapur e dha tentativa e Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov për t’iu bashkuar takimit në Beograd. Ishte kulmi i konfliktit Rusi-Ukrainë. Vuçiç e mirëpriti. U desh të bllokohej hapësira ajore përreth Serbisë.

Rruga e Sergei Lavrov u bllokua. Ai e përshëndeti nismën e Ballkanit të Hapur nga Moska dhe deklaroi se NATO ishte kundër saj.

Lavrov e thotë troç: Ballkani i Hapur është nismë serbe, BE dhe NATO nuk e duan, Rusia e mbështet

Pikërisht në këtë periudhë, kur refuzimet e kishin futur në ngërç nismën Vuçiç-Rama, erdhi takimi i radhës në Procesin e Berlinit. Kancelari Sholtz dhe presidentja e Komisionit Europian, Von der Leyen shfrytëzuan dështimin e Ballkanit të Hapur, për të arritur tek një triumf i Procesit të Berlinit.

Marrëveshjet që deri dje konsideroheshin gjysmake dhe shiheshin si projekte që ngjallnin frikë, morën firmat e 6 shtetarëve ballkanike të enjten në Berlin. Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Bosnje Hercegovinë janë bashkë për:

1) Marrëveshjen mbi lëvizjen e lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor

2) Marrëveshjen mbi njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor

3) Marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve

Përfitimet e lëvizjes së lirë të shtetasve nga këto marrëveshje janë vetëm njëra anë e medaljes. Politikisht, Kosova duket të jetë përfituesja më e madhe nga procesi në Berlin.

Me lëvizjen e lirë me letërnjoftime, bie edhe muri i fundit i vizave që qëndronte brenda Ballkanit Perëndimor, mes Bosnje Hercegovinës dhe Kosovës. Për shkak të presionit të serbëve të Bosnjës, ky shtet ende nuk e njeh Kosovën, por me nënshkrimin e marrëveshjes de facto ka njohur dokumentet e saj.

E njëjta gjë vlen edhe për Serbinë. Ndërkohë që ka ngritur avionët në kërkim të dronëve misteriozë në kufi, Vuçiç dërgon kryeministren Bërnabiç të firmosë njohjen e letërnjoftimeve të Kosovës.

Por dyshja Vuçiç-Rama mori një goditje të fortë të enjten. Praktikisht, në Berlin u varrosën shpresat e dyshes për të marrë frenat e politikës rajonale.

Ironikisht, marrëveshjet e firmosura në Berlin janë të njëjtat që kishin propozuar Vuçiç dhe Rama. Janë të njëjtat që liderët e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje hercegovinës refuzuan t’i firmosin nën hijen e Vuçiçit apo të Ramës, por pranojnë t’i nënshkruajnë nën garancinë e kancelarit gjerman dhe Bashkimit Europian.

Më 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor. Mbetet për t’u parë nëse Rama do ta bindë Vuçiçin t’i bashkohet takimit.

Rizgjimi i “Procesit të Berlinit”, detyrimisht vë në gjumë “Ballkanin e Hapur”, që Edi Rama e ka promovuar aq shumë me Aleksandër Vuçiçin. Prandaj dhe Albin Kurti i hidhte kunja në Berlin./Lapsi.al



17 Comments

  1. Po sikur Rama te kete lojtur me dinakeri……presion evropianeve qe te pershpejtonin procesin e berlinit? Nuk perjashtohet mundesia,koha do ta tregoje sepse nuk eshte aq pa tru sa thua ti bushat e shkullak qe te tregohet aq hapur si armik numer nje i kombit te tij.Edhe berisha i kishte dy pare mend e luante fshehur ju e dini fort mire.

      1. “Pikerisht”- thote karipolis! Te jene aq budallej evropianet sa i kujtojne…. ky megjithe kete “salen” Shqiperia do ksh hyre ne evrope, o rroçka!!

        1. Jo o kari nuk jane budallenje dhe pikerisht sepse s’jane budallenje e kuptojne kur tjetri iu thote: nqs. e keni me shume te gjate apo me bezdi kete punen e hyrjes ne Europe, po organizohemi vete. Dhe kur organizohet vete dicka me ne krye Serbine kjo eshte baraz me “organizohemi me Mosken”. Kapish?

          C’kar lidhje ka Sala ketu?

    1. Thua ta kete bere kastile, kaq i zgjuar te jete valle? Ha ha ha, po te ishte i zgjuar nuk do mbeshteste Vuçiç kunder shqipetareve te Kosoves…pra mbase eshte i lig e djallezor por jo i zgjuar..

      1. O ti boleeeee me pseudonimin zaho,kush nuk mendon si ti duhet ta shash…..na hengsh rocken o debil,loqe,koqe,rot cari,klluf cari et etj a do me…mundohu te behesh njeri ne fillim pastaj dil te besh komente e te japesh mend.serb bythqir.

      2. Ketu supozime po bej se nuk iu kam prere kerthizen, por politika i njeh keto manovra dhe Rama duket se po ja merr doren. Ne kete kontekst une lexoj edhe levizjet me Erdoganin si kunder-peshe e tipit, prit vella se s’jeni vetem ju, (te Europes)!

        Pse kundra shqiptareve te Kosoves?

        Pertej fjaleve, iu ka ndodhur ndonje gje shqiptareve te Kosoves nga levizja “Ballkani i Hapur”?

        Ku konkretisht jane demtuar deri tani nga Ballkani i Hapur?!

  2. Titullin me te duhurin e mundshem e paskeni gjet, sepse jo vetem u varros famekeqi Open Ballkan, por u varros me ceremoni. Rendesi ka qe ky projekt vdiq, por kontribut te jashtezakonshem ka ne radhe te pare Albin Kurti ,se te jeni i sigurte qe po te ishte psh Dulla Koti do e conte para firmen qe vendosii me 4 shtator. Merite ka edhe Vjosa Osmani, dhe te gjithe ata qe e kundershtuan jo vetem ne Kosove, por dhe ne Shqiperi,ku shumica ishin kunder, e natyrisht nuk ishte vetem Lapsi, por ndoshta ngaqe e kam ndjek pothuasje vetem Lapsin, Lapsi ka nje merite kolosale.sbesoj se e ka ndjek kete ceshtje ndonje portal me shume se Lapsi.Merite ka Gjukanovici(natyrisht per interes te shtetit te tij dhe se e beri per ne, por qe na u perputhen interesta ne kete pike). Por njolle te zeze do u mbetet te gjithe atyre qe e pekrahen, media, politikane ,analist qe nga Milaim Zeza(nqs e quajme analist , e deri tek media qe e promovoi Milaimin, Top Channel- bile gjeja me e keqe antikombetare qe ka bere ndonjehere TCH eshet perkrahja e Open Ballkan. Te bashkuar , i zhbejme te gjitha projektet antikombetare,Ska force qe na ndal.

  3. Shiheni fotografine e pare.
    Ata dy tipat te bezeqeshur, ndersa ky palla yne ka ngrysur fytyren sikur po zgjidh problemet e tere botes.
    O te shpelafte mortja ty more derdimen. Adoleshent ngele gjithe jeten.

  4. Çmendet kandidatja e PD-së për Tiranën, Adriana Kalaja: Tiranës do t’i vëmë tritolin,salih metaj ne versionin transgjinor

  5. Shikoni si kuis Sali Berisha i lidhur me zinxhir brenda oborrit të SHQUP, pa e përfillur askush, ta kuptoni se kush është balta e vërtetë që duhet t’i heqim Shqipërisë.

  6. Mes personave që kanë shpallur kandidaturën për “Primaret” e PD-së për Tiranën, është edhe e tmerrshmja Adriana Kalaja.

    Ajo ka kaluar nëpër disa parti, para se të mbërrinte tek PD, ndërsa kohë më parë deklaronte publikisht se ka votuar për “Rilindjen”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *