• |
ide | kryesore

E shkuara e errët e Nenad Gjuriç, kryepolicit serb të pezulluar nga Kurti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Nenad Gjuriç



Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Nenad Gjuriç, i pezulluar për mos zbatim të vendimit të Qeverisë për targat ilegale, ka një histori të gjatë pezullimesh nga detyra. Ai ishte pezulluar edhe më parë për moszbatim të urdhrave.

Por, edhe lidhjeve të tij me krimin e organizuar në veri të Kosovës. Përfshirë edhe me personat të sanksionuar nga SHBA, si Milan Radoiçiç dhe Zvonko Veselinoviç. Telegrafi, raporton se Gjuriç njihej edhe për afërsinë me partinë politike serbe pro-ruse DSS.

Gjuriç, i njohur edhe me pseudonimin “Gjuro”, ka qenë pjesë e MUP-it serb në Zveçan. Aty ka vepruar si operativ i kësaj strukture ilegale. Ai ka qenë i dëbuar nga Akademia Policore e Serbisë për shkak se ka dështuar në testin psikik për disa herë me radhë.

Në fillim të vitit 1999, ai ka qenë i angazhuar si pjesë rezervë e SUP-it (Sekretariatit të Punëve të Brendshme) të atëhershëm serb në Mitrovicë. Ka figuruar edhe në listat e pagave deri në vitin 2001. Gjatë vitit 2000 Gjuriç iu bashkua grupit ekstremist “Rojat e Urës”. Pas emërimit të tij si Komandant i Stacionit të Policisë së Kosovës në Zveçan, ai ishte përfshirë në veprime kriminale duke pranuar ryshfet nga kontrabandistët e naftës.

Nuk është hera e parë që Gjuriç është shkarkuar nga postet udhëheqëse në Policinë e Kosovës. Më parë ai është shkarkuar edhe nga posti e komandantit për shkak të refuzimit të urdhrave nga vijat komanduese në Policinë e Kosovës. Pas pezullimit, i është dhënë vendimi për fillimin e punës në MUP-in serb në Zveçan.

LEXO EDHE: Bërnabiç sulmon Kurtin: BE po e që të mos zbatojë marrëveshjet

Pas këtij shkarkimi, Gjuriç ka përfituar një banesë nga komuna ilegale e Mitrovicës së Veriut. Gjatë kësaj kohe ai ishte anëtar aktiv i Partisë së Re Demokratike të Serbisë (DSS) të Vojisllav Koshtunicës. Kryetar i saj për Mitrovicën Veriore ishte Marko Jakshiç, i njohur për lidhjet dhe qëndrimet e tij pro-ruse.

Pas arritjes së Marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë për integrimin e serbëve në Policinë e Kosovës, Nenad Gjuriç u emërua Komandant i Stacionit Policor të Zveçanit. Përsëri ishte pezulluar në vitin 2013 për mosveprim në urdhrin për largimin e Aleksandar Vulinit nga veriu i Kosovës, kur ky i fundit po qëndronte pa leje të organeve kompetente.

Në institucionet e sigurisë, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e Gjuriç me strukturat kriminale serbe dhe mos pengimin e aktiviteteve të krimit të organizuar në veri të Kosovës, para vitit 2017, Milan Radoiçiç i kishte ndërtuar Gjuriçit një vilë afër Liqenit të Ujmanit, në pjesën që është në territorin e Serbisë. Ndërsa Zvonko Veselinoviç i kishte dhuruar atij një automjet të tipit “Peugeot 406” dhe i kishte paguar pushimet verore në Budva të Mal të Zi, në vlerë rreth 6.200 euro.

Në vitin 2019, Gjuriç kishte marrë urdhër nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, që në çdo mënyrë të mundësojë dhe lehtësojnë kontrabandimin me mallra nga Serbia për në Kosovë. Gjatë gjithë kohës që Gjuriç ishte në pozita udhëheqëse në Policinë e Kosovës, ai ishte i shantazhuar nga Milan Radoiçiç dhe bashkëpunonte me shërbimin sekret serb BIA. /LAPSI.al



2 Comments

  1. Ne se ky tipi paska kete lloj te kaluare, pse e vune shef policie?
    Pse nuk vene edhe ketu shef policie Shullazin dhe shef krimesh Dumanin ose z. minister Talo Celen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *