• |
ide | kryesore

Makina përplas 13-vjeçarin në Devoll, dërgohet me urgjencë në spital

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Qytezë të Devollit.

Shtetasi T.D duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një 13-vjeçar, këmbësor në rrugë.

I mituri u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15;05.

Sakaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi T. D., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *