• |
ide | kryesore

NATO ngre alarmin/ Irani mund ta furnizojë Rusinë me raketa balistike

Lajme, Planet



Irani po konsideron furnizimin e Rusisë me raketa balistike për luftën në Ukrainë, përveç dronëve që Teherani ka dorëzuar tashmë, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Gjatë një konference për shtyp në Stamboll, shefi i NATO-s tha: “Ne e shohim Iranin që i ofron drone dhe po konsideron dërgesën e raketave balistike në Rusi.

“Kjo është e papranueshme. Asnjë vend nuk duhet të ofrojë mbështetje për Moskën në këtë luftë të paligjshme”.

Dje, avokati kryesor i OKB-së hodhi poshtë një argument rus se Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres nuk mund të raportonte në Këshillin e Sigurimit mbi akuzat perëndimore se Moska përdori dronët e prodhuar nga Irani në Ukrainë në kundërshtim me një rezolutë të vitit 2015.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *