• |
ide | kryesore

Qeveria mbyll qendrën “Orenda” në Pejë ku u dhunua e moshuara

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Orenda



Minsitria e Financave të Kosovës ka njoftuar se ka hequr licencen për qendrën “Orenda” në Pejë ku edhe ka ndodhur rasti i dhunës fizike ndaj një banore të moshuar që qëndronte aty.

Vendimi thuhet se ka ardhur pas inspektimit dhe pas dorëzimit të raportit tek Komisioni Licencues. Pas takimit urgjent është marrë vendim për heqjen e licences dhe janë dhënë 24 orë afat për t’i njoftuar familjarët.

Derisa deri më 7 nëntor ditë e hënë ka afat për mbylljen e aktivitetit.

Njoftimi i plotë:

Revokohet licenca e subjekit “Orenda”

Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin “Orenda” në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëherëshëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit.

Me përmbylljen e raportit të inspektimit, i njëjti i është dorëzuar sot Komisionit Licencues, i cili ka mbajtur një takim urgjent ku është marrë vendim që subjektit “Orenda” t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale.

Sipas vendimit të Komisionit, subjekti në fjalë është i obliguar që brenda një afati 24 orësh t’i njoftojë familjarët e rezidentëve lidhur me vendimin, kurse deri më datë 7 nëntor (e hënë) obligohet të dorëzojë licencën dhe të mbyll aktivitetin e ofrimit të shërbimeve sociale.



2 Comments

  1. Kete fat do te kete secili vend ku lejohet ose nuk parandalohet dhuna,prandaj ndonje biznes i ngjashem si Orenda, apo ndonje monster si Aurona Pelaj (apo ato dy pelat e tjera), te mendohen mire si sillen me pleqet,femijet apo pacientet e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *