• |
ide | kryesore

Rikthehet Basha me një mesazh në mesnatë: SHBA nuk na ka borxh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
basha mesazh



Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kohë që nuk është publikisht aktiv në politikën e vendit. Pjesëmarrjet në parlament dhe fjalimet e tij kanë qenë mjaft të rralla që prej largimit nga selia blu. Edhe në rrjetet sociale komentet kanë qenë përgjithëshisht për politikën ndërkombëtare si zgjedhjet në Itali, 11 shtatori në SHBA, etj.

Por nuk dihet çfarë ndodhi që mesnatën e së enjtes ai bëri dy komente në Twitter.

“Aleatët tanë strategjikë SHBA nuk kanë asnjë borxh ndaj nesh, ndërsa ne nuk lajmë dot kurrë borxhin ndaj tyre për Shqipërinë e pavarur, të çliruar nga komunizmi dhe në NATO, për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe për të drejtat e shqiptarëve në RMV e kudo.

Shteti i së drejtës me barazi para ligjit për të gjithë, demokracia funksionale dhe media e lirë, konkurrenca e ndershme dhe liria e tregut, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë standardet ende të paplotësuara të partneritetit dhe aleancës strategjike mes Shqipërisë, SHBA-së dhe BE-së” – shkroi Basha.

Këto fjalë duken si përgjigje për deklaratat që kishte bërë më herët kryeministri Rama në një emision televiziv. Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë një borxh për të larë me Shqipërinë, lidhur me strehimin e opozitës iraniane (MEK) në kampin që ndodhet në Manëz.

“Ne nuk është puna se bëmë një gjest ndaj Amerikës. Ne jemi sot më të mbrojtur se kurrë sepse jemi aleatë të SHBA dhe anëtarë të NATO-s. Flas nga pikëpamja e çdo lloj agresori të imagjinueshëm apo jo.
Kur ne mund të jemi të vlefshëm duke marrë përsipër një operacion të caktuar, nuk kemi asnjë mundësi.

Jo se mund të mos e bëjmë, por s’kemi asnjë mundësi të refuzojmë nëse duam të jemi të vlefshëm.
Është e vërtetë që ka njerëz që thonë po ç’na duhet, pse i morëm. Aleancat nuk janë menu që të pëlqen të marrësh pjatën e parë dhe jo të dytën. Ke detyrimet e tua dhe momentet kur e bën veten të vlefshëm për aleatët e tu më të mëdhenj.

Ne ofrojmë shtëpinë tonë, ata duhet të garantojnë jetesën e tyre dhe ju duhet të garantoni sigurinë. Sot është e qartë se ne kemi bërë tonën, ata kanë mbajtur veten ndërsa aleatët tanë kanë një borxh për të larë me ne”, – tha Rama. ©LAPSI.al
basha



35 Comments

    1. Magnolia – mos e harro se Luli eshte edhe si tradhetari yne Rrahman Morina , i cili u vra nga serbet , se armiku ne fund i vret bashkepunetoret

  1. Po tradhtar se e thot sali balta.
    Po te ndryshoj mendje neser saliu, dhe te thot jo eshte burr i mire basha. Po ashtu ishin ca oune dhe duhej pak balt. Dhe ju leqe peqe sali efendi. Ti i di me mire keto pune. Si te thuash ti.

    1. Brava per 9 vjet e coi opoziten nga fitorja ne fitorje. I shitur ose i paafte ne te dy rastet esht fatkeqsia e PD dhe opozites. KAQ.

    2. Po te ishte shteti i se drejtes Luldhimi do kishte shkuar te 7 penxheret por ky ligj eshte vetem per ata qe ndertojn nje streh per te futur koken,per ata qe si mjet te vetem kan nje motor papaq per te shkuar te toka etj.
      Por Luldhimi ka shpetu se ka shok Ramsesin se me financimet ruse kishte shku ne te semes i thone amerikanet e vendit.
      Suksese ne jete o Luldhimo bej qef me ato qe shite demokratet,te fala alibej dhe gaz pordhes

      1. vetem nje fakt me ben qe te votoje saliun edhe ilirin.shpetimi i shqiperise nga shpopullimi i frikshem.largimi me dhune i mbi 700mije te rinjve eshte e tmerreshme dhe e organizuar nga sorros se bashku me qarqet antishqiptare serbe.edhe lulushi eshte pjese aktive ne kete Plan.

        1. Largimi me dhune i 700 mije te rinjve ?

          Dhe ti mendon se ri-ardhja ne pushtet e Berishes dhe Metes do ta ndalonte kete flux emigrimi ?
          Me keto tru qe ke , je shume i pershtatshem si ndjekes i PD. Uroj te jesh gjithmone me ta.

          1. rrotë kari qenke, mjerë gruja për ty, në të martë ndonjë idiote.

  2. Basha mire ben qe flet e vlerson maredhnjet me SHBA, por sot dhe e ka borç demokrateve, qe ne luften qe ka shperthyer ne PD mes Berishisteve e non grates vete ai duhet te jete ne balle te luftes me ta. Fjala e tij si ish kryetar partia ka peshen dhe besueshmerine e larte

  3. Ore lereni ramutin te urinoje….
    Ja keni marre ne goje kaq kohe dhe ndjehet ne siklet neurotiku narkoman…
    Alibashe e gazke gojorja.
    Paskeni qene me kurva se tualet balla dordoleci i rrajces.

  4. Shikoni ore punet tuaja. Basha eshte miljoner. Ne qe i kemi xhepat bosh bejme gam gam tere diten. Kot fare.

  5. Akoma gjalle eshte ky plehra

    I shituri qe nuk la deputeti pa i kerkuar euro

    Sa per Ameriken jo nuk jam me te as Sorosin e lgbt e rradhes

    Jam me Reganin e Bush me Ollbrajt e Kondeleza Rihj

    Jam kunder mafies ne pushtet

  6. O bashaaaa ooooo loqeeee o karrrrr mos u merr me edin se ta fut ameriken n byth po ik e merru me ate karin berishen

  7. Në situatën ku janë zgjedhjet sot, Rama nuk ka nevojë të blejë njeri, sepse sot është më i fortë se kurrë. Nuk i duhet as Basha, as Alibasha, sepse ajo çfarë i ka bërë Berisha PD-së, çfarëdo që bëjnë këta, Rama do të vazhdojë të jetë në pushtet dhe nuk ka nevojë as t’i vjedhë votat më. Dhe në mënyrë cinike mund ta themi se Berisha ka kontribuar në dekriminalizmin e Edi Ramës.

    1. Mirë e ke në gjysmën e parë të fjalisë, se çfarë do të bëjë Berisha as edvin koqja e as ti nuk keni për ta kuptuar, se do të ndodhë shumë shpejt.

      edvin koqja dhe koqet e tjera janë të mbaruar, çështje kohe!

    1. Për cilën Amerikë flet se ajo Amerikë që ka ndihmuar më shumë Shqipërinë është e djathta republikane.E vërtetë që ajo demokrate ka ndihmuar Kosovën por Shqipërinë jo.Kanë ndihmuar vetëm ish komunistët duke sjellë dhe revolucionin antidemokratik në 97.E mbajti në pushtet me indiferencë deri në 2005 dhe falë Bushit erdhi në pushtet e djathta.E njëjta gjë ndodh tani kur e majta demokratike mban në pushtet një demon si Rama.Prandaj dhe ky Hamza Basha nuk e përcakton siç duket pret kushedi çfarë!!!

  8. Basha ka nevojë për një gazetar për deklaratat që bën, se edhe kur ishte kryetar opozite dhe kishte zyrë shtypi mbahet mend për gafa e fjalë boshe. Paratë nuk i mungojnë , ndaj nëse përkundet ende në ëndrra për karrierë politike duhet të kërkojë ndihmë tek të rinjtë e mediave.

    Qesharake përgjigja ndaj Ramës, veç për tu vetëshpallur “proamerikani”i dosjes “Muzin”.

  9. Me raft pika qe na j cu djali nga gjumi …. Oshte enderr o bir po fli prap se je me mir ashtu…. A budall o bir

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *