• |
ide | kryesore

Selena Gomez: Ndarja nga Justin, gjëja më e mirë që më ka ndodhur

-Instant, Paparazzi, Slider



Selena Gomez ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me Justin Bieber.

“Gjithçka ishte kaq publike,” zbuloi Gomez, në dokumentarin e saj  “Selena Gomez: “My Mind & Me”. “U ndjeva e përhumbur nga një marrëdhënie e kaluar. Askush  nuk donte ta linte pas. Por më pas thjesht e kalova atë. Nuk kisha më frikë.”

Në skenën tjetër, ajo zbulon më shumë rreth marrëdhënies me Justin. “Ndjehem sikur më duhej të kaloja dhimbjen më të keqe të mundshme ndonjëherë dhe më pas thjesht harrova gjithçka. Ishte vërtet konfuze,” u shpreh këngëtarja. “Por unë thjesht mendoj se kjo duhej të ndodhte. Nnë fund të fundit, ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë.”

Artistët u takuan në vitin 2011. Në dhjetor të 2015 ai u lidh me gruan e tij tani, Hailey  megjithëse dyshja më pas u nda përkohësisht. Gomez dhe Bieber u bashkuan përsër, por përfundimisht i dhanë fund  në vitin 2018. Muaj më vonë, Bieber i propozoi Baldwin.

Drama romantike e treshes ka qenë një burim grindjesh për vite me rradhë. Së fundmi, Hailey foli për situatën duke deklaruar se nuk ia mori Justin Selenas dhe për këtë të fundit ka vetëm respekt.  Nuk ka asnjë dramë”. Kemi vetëm respekt dhe dashuri për njëra tjetrën”, tregoi modelja në një podcastduke zbuluar se ka komunikuar me të”./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/11/03/selena-gomez-flet-per-fotot-e-saj-virale-me-hailey-bieber/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *