• |
ide | kryesore

Selena Gomez publikon këngën “My Mind & Me”

-Instant, Paparazzi, Slider



Selena Gomez ka publikuar së fundmi këngën e saj të re. I tutulluar, “My Mind & Me”, kënga ka të bëjë me eksplorimin e shëndetit mendor.

Projekti vjen pas dokumentarit të  saj “Selena Gomez: My Mind & Me”, i cili do të shfaqet sot në Apple TV. “Mendja ime dhe unë, ne nuk shkojmë mirë . Dhe është e vështirë të marr frymë, por nuk do ta ndryshoja jetën time. Dhe të gjitha përplasjet, djegiet dhe thyerjet. Unë e di tani,” këndon artistja. “Nëse dikush më sheh kështu, atëherë nuk do të ndihet vetëm tani / Mendja ime dhe unë.”

Gomez shkoi  në Instagram herët në mëngjes të së enjtes për të treguar se “My Mind & Me”  është “frymëzuar nga revistat e saj gjatë viteve të fundit”.

Këngëtarja e cila ka qenë e hapur për betejat e saj për shëndetin mendor gjatë viteve, do t’u japë shikuesve një vështrim më të thellë të rrugëtimit të saj në luftën kundër depresionit dhe ankthit në dokumentar.

Ai shfaq momente emocionale në jetën e aktores së “Only Murders in the Building” dhe prek diagnozën e saj të Lupusit, e cila përfundimisht çoi në transplantin e veshkavedhe problemet e shëndetit mendor. Në një moment të klipit, Gomez dëgjohet duke thënë: “Jam mirënjohëse që jam gjallë”./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/11/04/selena-gomez-ndarja-nga-justin-gjeja-me-e-mire-qe-me-ka-ndodhur/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *