• |
ide | kryesore

Tërmet i fuqishëm godet Turqinë, raportohet për të lënduar

-Instant, Lajme, Planet



Një tërmet me magnitudë 4.9 Rihter ka tronditur Turqinë. Mediet vendase raportojnë se ka të lënduar.

Sipas Drejtorisë të Situatave Emergjente (AFAD), lëkundjet e forta sizmike janë ndjerë mëngjesin e sotëm në provincën e Izmirit, duke lënduar tre persona dhe duke dëmtuar dhjetëra ndërtesa, përfshirë edhe një xhami.

“Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 03:29 me orën lokale në rajonin Buca të provincës së Izmirit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësinë 14.47 kilometra”, njofton  AFAD.

Pas tërmetit janë regjistruar rreth 80 pasgoditje me magnitudë 1.0 deri 2.7 Rihter.

Tërmeti shkaktoi panik te banorët e zonës. Sipas ministrit të Brendshëm Suleiman Soylu, i cili mbërriti në vendngjarje gjatë natës, tha se tre personat u lënduan, pasi u hodhën nga një lartësi për t’u mbrojtur, dy prej tyre ndodhen spital.

Tërmeti është ndjerë gjithashtu në provincat Manisa, Balikesir, Denizli dhe Aydini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *