• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani lë spitalin pas operacionit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
spitalin



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka lënë spitalin ku po trajtohej pas një ndërhyrje kirurgjike. Këshilltari për mediat i presidentes, Bekim Kupina i ka thënë Gazeta Express se ajo është larguar në gjendje të mirë shëndetësore.

“Presidentja Osmani me rekomandimin e mjekëve, sonte është liruar nga spitali në gjendje shumë të mirë shëndetësore”, ka thënë ai.

Kupina shtoi se Presidentja Osmani do ta vazhdojë marrjen e terapisë në banesën e saj deri në shërim të plotë. Gjithashtu, ka sqaruar se detyrat e saj, presidentja do të vazhdojë t’i kryejë nga banesa.

“Ajo po e vazhdon terapinë në banesën e saj prej nga po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes”, ka thënë ai.

Presidentja i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike për heqjen e tëmthit më 2 nëntor. 

“Pas rekomandimit nga mjekët specialistë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”, u tha në njoftimin e Presidentes.

Presidentja u kritikua për faktin se zgjodhi një institucion privat shëndetësor për trajtimin e saj para institucioneve publike. Osmani tha se pjesë e spitalit ku u trajtua ishte edhe xhaxhai i saj.  Sipas këshilltarit të saj, ai kishte ndjekur gjendjen e saj shëndetësore në vazhdimësi. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *