• |
ide | kryesore

A do të ketë një rikthim dhe në skenë të Rihannës

Paparazzi, Slider



së fundmi po përflitet se Rihanna do të performojë në festivalin “Glastonbury” për herë të parë pas kaq shumë kohësh.

Një burim tha për “The Sun”, se “po tregohet kujdes për gjithçka në lidhje me rikthimin në muzikë të Rihanna-s, por ekipi i saj ka biseduar me familjen Eavis (organizatorit të festivalit)”.

Nga ana tjetër, kujtojmë se artistja me famë botërore po përgatitet për “Super Bowl”.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë artistja përmes një postimi në Instagram.

Ajo do të performojë në “Super Bowl Halftime 2023” në Glendale, Ariz dhe fansat janë që tani shumë të entuziazmuar.

Mirëpo, së fundmi këngëtarja është pyetur se si ndihet që tani për performancën e saj.

Ajo tha: “Jam nervoze, por jam e emocionuar”, raporton TMZ.

Rihanna u largua nga biznesi i muzikës duke u kthyer në një sipërmarrëse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *