• |
ide | kryesore

Video/ Bayern vuan me Hertha Berlin, por kthehet në krye në pritje të Union: tris i Dortmund

-Instant, Sport, Video
Bayern



Në javën e trembëdhjetë të Bundesligës vazhdon momenti pozitiv i Bayern Mynih teksa mposhti Hertha Berlin. 3-2 rezultati përfundimtar dhe skuadra e Nagelsmann fluturon në krye për momentin, në pritje të Union Berlin. Borussia Dortmund fitoi gjithashtu: 3-0 ndaj Bochum, e parafundit në renditje. Leipzig buzëqesh kundër Hoffenheim (3-1), Wolfsburg fiton 3-0 ndaj Mainz. Entericht Frankfurt, me përmbysje, mundi Augsburg 2-1.

HERTHA- BAYERN MYNIH 2-3

Bayern Mynih fiton dhe rikthehet përkohësisht në krye të renditjes. Në Olympiastadion, Nagelsmann mundi 3-2 Hertha Berlin në një ndeshje spektakolare që në pjesën e parë. Në minutën e 12′ Musiala i vetëm me portierin shënoi me një goditje të bukur me të djathtën. Dyfishimi erdhi në minutën e 37-të me Choupo-Moting që u gjend në vendin e duhur në kohën e duhur. Nuk kaloi asnjë minutë kur i sulmuesi gjeti sërish golin, duke i cuar shifrat në 3-0 për Bayern. Sfida u gjallërua në pesë minutat e fundit të pjesës së parë. Hertha shkurtoi distancën fillimisht në minutën e 40 me Lukebakio. Pastaj një penallti e Selke trmbi kampionët e Gjermanisë. Në pjesën e dytë, bavarezët e nisën fuqishëm dhe gjetën golin e katërt. Autogoli i Rogel në minutën e 57-të, u anulua nga arbitri për pozicion jashtë loje. Bayern shkon në kuotën 28 pikë dhe në pritje të Union Berlin po shijon majën e kampionatit.

BORUSSIA DORMTUND – BOCHUM 3-0

Triumf edhe për Borussia Dortmundin, që gjen fitoren e tretë radhazi. Këtë herë për të rënë nën goditjet e verdhezinjve është shembur Bochum. Rezultati përfundimtar thotë 3-0 për Dortmund, që mori avantazhin pas vetëm 8 minutash. Moukoko shënoi 1-0 nga distanca. Verdhezinjtë shtynë përpara dhe në të 12′ dyfishuan me penalltinë e Reyna. Në të 27′ miqtë gjetën golin me Hofmann, por pas një kontrolli në VAR ai u anulua për pozicion jashtë loje të lojtarit të Bochum. Ndeshja u duk se ndryshoi sërish në minutën e 42-të, kur u fishkëllye një penallti në favor të vendasve. Edhe këtë herë arbitri e anuloi pas një konsultimi me VAR. Në kohën shtesë, erdhi trisi i Dortmund, sërisht me Moukoko. Në pjesën e dytë Osei-Tutu i shkoi afër golit për Bochum, por Kobel u zgjat duke i mohuar golin. Verdhezinjtë shtynë përpara dhe përsëri me Moukoko impenjuan portierin mik. Në bilbilin e fundit Dortmundi feston dhe ngjitet në vendin e tretë me 25 pikë.

HOFFENHEIM-LEIPZIG 1-3

Ndeshja ndaj Hoffenheim përfundon 3-1 për Leipzig. Gjithcka u zhbllokua në fraksionin e parë, por diferenca u bë në pjesën e dytë. Nkunku firmosi avantazhin në minutën e 17-të për miqtë. Leipzig dyfishoi në minutën e 32-të me Olmo, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Mbetet 0-1 në pushim në PreZero Arena. Në pjesën e dytë, vendasit e nisën fuqishëm dhe gjetën barazimin me Ruter në minutën e 50-të. Ekuilibri zgjati vetëm 7 minuta, pasi Nkunku shënoi sërish dhe e kaloi Leipzig përpara. Në minutën e 69-të goli i Olmo mbylli ndeshjen. Këto tre pikë lejojnë që Leipzig të ngjitet në 22 pikë.

Lexo më tej: Video/ Bayern luan ‘tenis’ me Mainz: gjashtë golashënues të ndryshëm për një vend të parë për një natë

MAINZ-WOLFSBURG 0-3

Humbje për Mainz, që u dorëzua 3-0 në shtëpi ndaj Wolfsburg. Një ndeshje mjaft e ekuilibruar mes dy skuadrave, veçanërisht në pjesën e parë. Goli që zhbllokoi ndeshjen erdhi pas gjysmë ore lojë. Wimmer shënoi me një goditje të bukur me të djathtën dhe 1-0 për Wolfsburg. Miqtë nuk u dorëzuan dhe në pjesën e dytë dyfishuan. Në minutën e 70-të Arnold siguroi rezultatin, ndërsa në minutën e 84-të Baku e vulosi. Wolfsburg rrëmben kështu fitoren e dytë radhazi.

AUGSBURG-EINTRACHT FRANKFURT 1-2

Mes Augsburg dhe Eintracht Frankfurt përfundoi 1-2 me fitoren me përmbysje të skuadrës së Glasner. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 1′ me Berishën që i çon vendasit përpara. Frankfurt reagoi dhe në të 13′ gjeti barazim me Rode. Përmbysja e miqve u realizua në pjesën e dytë. Në minutën e 64-të topi mbërriti në këmbët e Knauff, i cili nuk mund të gabonte nga afër. 2-1 për Eintracht, rezultat që qendroi deri në fund. Eintracht mbetet në vendin e pestë e mund të jetë i qetë.

Bundesliga Germany
Augsburg 1-2 Eintracht Frankfurt
Borussia Dortmund 3-0 Bochum
Hertha Berlin 2-3 Bayern Munich
Hoffenheim 1-3 RB Leipzig
Mainz 0-3 Wolfsburg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *