• |
ide | kryesore

Berisha: Përgatituni për një nga protestat më të mëdha që ka parë Shqipëria

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajëmruar se demokratët po përgatiten për një nga protestat më të mëdha që ka parë Shqipëria.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me banorë të Kombinatit dhe Astirit në Tiranë, ku u shpreh se kryeministri Edi Rama është një armik i Shqipërisë, pasi punon për interesa të krimit dhe në dëm të qytetarëve shqiptarë.

Ai shtoi se sot shqiptarët paguajnë më shumë se çdo vend tjetër në Europë për shërbimet shëndetësore dhe Tirana është ndër 10 qytetet më të ndotur në botë.

“Të dashur demokrate dhe demokratë të pranishëm në sallë. Së pari unë dua t’ju shpreh mirënjohjen më të pakufishme për qëndresën më të madhe qytetare ndaj një padrejtësie, që kërkonte rrënimin e banesave tuaja, për interest e trafikantët dhe politikanët e lidhura me këto grupe. Në mbi 400 ditë protest, ju dëshmuar shpirtin tuaj të pamposhtur. Shpreh shumë mirënjohje për ju që në zgjedhjet e fundit parlamentare, votuan Partinë Demokratike, kandidatin e saj, më shumë se shumë herë në vite me radhë. Ne takohemi në një moment shumë të rëndësishëm për demokracinë shqiptare. PD sot si forcë opozitare më e fuqishme se kurrë, është e angazhuar kryekëput në 2 prioritete. E para, në një protest të fuqishme, të paraprë ndonjëherë në Tiranë. Sepse kurrë në 30 vite, ju banorët e Tiranës e mbarë Shqipërisë nuk keni patur një armik kaq të egër të identitetit tonë kombëtar, të fëmijëve tuaj, të shkollimit të tyre. Një armik të shëndetit dhe të çdo shqiptari. Kjo jo vetëm se ka shkatërruar sistemin e shëndetësisë, pasi ju nga politikat që ai ka ndjekur ka bërë që ju të paguani për këtë shërbim më shumë se ç’do vend tjetër i Europës. E ka shndërruar Tiranën me lejet e ndertimet që ka bërë, në 10 qytetet më të ndotur të botës. Edi Rama është një armik, pasi ëpr të gjithë shqiptarët që i thonë lirisë liri, ai iu rrëmben votën”, u shpreh Berisha.



10 Comments

  1. Shoku sali dy pyetje meqe je bere konservator i qendres (te pakten keshtu je shprehur)…
    1. Cfare nenkupton me konservator te qendres… sepse kam pershtypjen jane shume larg njera tjetres, ose me sakte nuk kane lidhje
    2. Cfare kuptimi ka bashkimi i PL me PD ..????

    Kete rradhe o shoku sali e vertetove qe ti more komunist i felliqur jo vetem demokrat qe nuk ke qene dhe nuk je, por ja arrite me ne fund ta shkaterrosh te vetmen enderr dhe prone te disidences, te djathtes dhe demokrateve shqiptare.
    Mbani mend njerez, pas nja dy viteve do dale e do thote, pa ju dridhur qerpiku, njesoj si beri me ligjin 7501 qe e shkaterroi perfundimisht pronarin dhe te drejten e prones qe: Me falni e bera gabim por nuk kam cbej

    1. Kot sa per ta ditur. Behet fjale per Ligjin nr. 7501, date 19.07.1991 “Per token” apo jo. Jo per gje por ne ate kohe KM ka qene Ylli Bufi dhe ne pushtet Socialistet. Jam dakord qe mund te ishte ndryshuar por faktet jane se ishte PS qe e beri menxyren!

  2. Po vallahi ke të drejtë o Sale. Ne kohën tate të kënoqte era shurrës dhe mutit malokut ne s’do lulishte të Tiranës mbushur me kioskat e shpellareve. Pale onës Lanës nga Brryli deri ke ish Kombinati Ushqimor mutin mullar e bone o Sali Karaxhic Vicidoli.

    1. Ligjin nr. 7501, date 19.07.1991 “Per token” e nxorri Tos Nano me Ylli Bifon kur president ishte Ramiz Alia..Nejse VK, kjoskat dhe teneqenet me te qelbta ne tirane i kane bere tepelensit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *