• |
ide | kryesore

Durrësi zgjohet i përmbytur, vështirësi në qarkullim

Lajme, Të fundit



Pak shi ka mjaftuar që rrugët e Durrësit të përmbyteshin. Reshjet që kanë rënë përgjatë orëve të natës, kanë bërë që të ketë vështirësi në qarkullim. Disa prej akseve në lagjen 16 dhe 17 janë tërësisht të pakalueshme pasi uji ka vërshuar në trotuare. Edhe aksi i brendshëm që të çon drejt stadiumit “Niko Dovana”, në disa prej segmenteve është zgjuar nën ujë.
Ndërkohë që situata e motit ka ndikuar edhe në veprimtarinë operacionale të Portit të Durrësit. Pas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, anijet e tonazhit të ulët dhe të peshkimit ndodhen të akostuara në kalata, deri në një urdhër të dytë, për rikthimin në normalitet.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *