• |
ide | kryesore

“I thashë Haaland mjaft me gola, që gazetat të flasin vetëm për mua”: Guardiola tallet keq me Ibrahimovic

-Instant, Sport
Guardiola



Pep Guardiola përdor sarkazëm për t’iu përgjigjur Zlatan Ibrahimovic, pas fjalëve të suedezit për Erling Haaland. “Varet nga ego e Guardiolës, nëse e lë të bëhet më i madh se ai, apo jo. Pse nuk më la të përmirësohem? Si të tjerët, sepse nuk më ka ndodhur vetëm mua”, ka thënë suedezi për ish-teknikun. Tani spanjolli replikon në distancë: “Ibrahimovic ka të drejtë, ai ka absolutisht të drejtë. Në këtë klub, egoja ime është mbi çdo person tjetër, çdo lojtar – u përgjigj me sarkazëm tekniku i City. “Nuk më pëlqen kur Erling shënon tre gola dhe i gjithë fokusi është tek ai. Unë jam shumë xheloz! Sinqerisht, jam shumë xheloz. Unë i thashë, ‘Erling, të lutem ndalo së shënuari, përndryshe gazetat nuk do të flasin vetëm për mua’. Ai ka të drejtë , ai më njeh në mënyrë të përsosur. Tani ai mund të shkruajë një libër tjetër. Egoja ime është e madhe”.

Lexo më tej: FOTO/ “E patë edhe ju?”: edhe Pep Guardiola nuk e beson atë që po bën Haaland

HISTORIA E NJË KONTRADIKTE

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Guardiola dhe Ibrahimovic veçse idilike nuk janë. I gjithë faji i një sezoni në të cilin ata ishin bashkë. Në 2009-2010, Pep si trajner i Barcelonës kishte suedezin qendërsulmues, blerja kryesore e sezonit të Joan Laporta. Guardiola ishte një teknik i ri në zhvillim, ndërsa Ibra ishte në kulmin e karrierës së tij. Shkëndija mes të dyve nuk pati asnjëherë. Në atë ekip legjendar ylli i padiskutueshëm ishte Leo Messi. Argjentinasi me golat dhe magjinë e tij la në hije shokun e atëhershëm të skuadrës. Ibrahimovic nuk ndihet i dytë ndaj askujt tani që është mbi 40 vjeç, jo më në kohën kur ai ishte në kulmin e tij. Përplasja mes të dyve çoi në shitjen e lojtarit vitin e ardhshëm, i cili u kthye në Itali për të veshur fanellën e Milan. Një ndarje që i bëri mirë të dyve, me Ibrën që nuk humbet kurrë asnjë rast për të ngacmuar dhe hedhur shigjeta ndaj ish-trajnerit të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *