Serbia përmes strukturave të saj ka planifikuar eskalimin e situatës së sigurisë në veri të Kosovës. Në kuadër të atij plani, raporton KosovaPress, është provokimi me sulme nga eksponentë të krimit të organizuar të lidhur me strukturat e sigurisë dhe politike në Serbi ndaj Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it në veri.
Sipas planit, pjesë e targetit për sulm mund të bëhen edhe pjesëtarët e EULEX-it.
Mësohet se qëllimi i planit është përshkallëzimi i situatës përmes incidenteve të inskenuara të cilat do të çonin në një konflikt të hapur mes Policisë dhe KFOR-it në njërën anë dhe eksponentëve serbo-rusë në anën tjetër, ku këta të fundit shpresojnë në mbështetjen e elementëve ushtarakë nga Serbia përmes rrugëve ilegale në veri.
Për këtë qëllim, thuhet se Serbia ka rekrutuar grupe të rinjsh në veri, për përfshirjen në skenarët e saj.
Ata janë pjesë e grupit kriminal të ashtuquajtur “Severna Brigada”, e cila dyshohet për përfshirje në shumë aktivitete kriminale atje, përfshirë edhe djegien e veturave të serbëve të veriut.
Disa prej drejtuesve të saj kanë njohje personale me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, sikurse Vladimir Radivojeviç, i njohur me nofkën “Mami” nga Zveçani.
Se KFOR-i dhe pjesëtarët e saj janë cak i këtyre grupeve tregon edhe veprimi i datës 26.08.2022, kur ata kishin monitoruar dhe fotografuar pikat statike të KFOR-it në veri, dhe i kishin publikuar të shoqëruara edhe me koordinata dhe sipas shtetit që i përkasin.
KosovaPress mëson se personat e përgatitur për t’i sulmuar institucionet e sigurisë së lartcekura janë:
Vladimir Radivojeviç i njohur me nofkën “Mami”.
“Mami’ ka njohje të drejtpërdrejta me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Në takimin e Rashkës të mbajtur me datë 13.10.2021, pas fjalës së Vladimir Radivojeviç, presidenti serb iu kërkon diskutuesve të prezantohen, duke thënë se “atë e njoh” duke iu referuar “Mamit”.
Aleksandar Jevremoviç nga Leposaviqi, i cili është nipi i ish ministrit serb Goran Bogdanoviq, së bashku me pjesëtarin e VBA Marko Vukasinoviç drejton një grup personash në Leposaviq të cilët prezantohen edhe si “Mbrojtje Civile”, derisa veprojnë nga lokali “Mistik” në Leposaviq.
Uglesa Jarediç, ish komandant i Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës për veri, i integruar nga strukturat e MUP-it, që muaj me parë ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës është i përfshirë në këto plane.
Ai më parë ka qenë edhe pjesë e Xhandarmerisë Serbe./KP





Koordinimi midis Serbeve ne Kosove dhe Berishes ne Shqiperi, (si kollona te pesta te Rusise), per te provokuar destabilitet ne Ballkan… i perpikte.
Por 97-98-a tregon qe kur keto dy forca obsolete dhe reaksionare kerkojne te krijojne destabilitet… e hajne thelle ne bythe.
Ai qe perpiqet te luftojne dhe zhduk te drejtat e njerzve eshte nje lloj sikur ti shpall luft ZOTIT GJITHESIS.SI MENDONI NJERIU SI KRIJES MUND TE SFIDOJN KRIJUSIN E VET.JO KURR.POR JAM I BINDUR NGA KRIJIMI DHE UDHEZIMI HYJNOR SE KUSH PERFSHIHET NE PADREJTESI NDAJ TJERVE DUKE U HYR NE HAK DREJT VETES TERHEQ NDESHKIM HYJNORE.NESE SPENDOHET DHE NUK NDRYSHON PADREJTESIJA PER ATO QE E NDJEKIN ESHTE SHAH MAT KUNDER TYRE.URIME NE FERR JU PAFSHA MBASI VETEM ASAJ PO I SHERBENI PA NEVOJ DHE NGA PARAJSA U LARGUAT SHUM NESE JU FITONI ZEMRIMIN E ZOTIT ASKUSH NUK MUND TJU SHPETOJNE.
Mos i ngaterro gjerat. I vetmi person qe si zyrtar i ketij kombi, mundohet te justifikoje sharjet dhe deklaratet e Vuçiç dhe regjimit te tij eshte RAMA!
Vucic eshte i yni.
Siç duket ka një dakortesim me Ramën.Sidoqofte kësaj herë do ndahen gjërat o me Europën o izolim komplet.Nuk do durohen gjithë herës pordhët e serbëve.Tja bëjnë si Rusisë e të shohim çfarë do bëjnë.
Nuk eshte ceshtje pordhe. Serbet ashtu jane impostuar. Serbine e themeloi Rusi, keshtu qe eshte shume e veshtire ndarja. Ke nje mase dermuese elektorati qe nuk mund t’i ndahet idese se aleances me Ruset. Ideja eshte me i permbajt vecanerisht ne raste delikate si ky i Luftes ne Ukraine ku Rusia po kerkon deshperimisht t’i hapi telashe Natos ne fronte te tjera. Dhe kuptohet qe Ballkani eshte nje shans intrigues ne kete drejtim.