• |
ide | kryesore

Tite, në ankth për Botërorin: “Nuk fle gjumë për shkak të grumbullimeve, zgjohem gjithnjë në 4”

-Instant, Sport
Tite



Pak ditë nga shpallja e listës me 26 lojtarët e thirrur për Katar 2022, që duhet të bëhet të hënën, Botërori dhe zgjedhja e lojtarëve të Brazilit janë kthyer në obsesion për trajnerin Tite. Rrëfimin e ka bërë vetë trajneri i 5 herë kampionëve të Botës.

“Ankthi më shoqëron dhe zgjohem gjithmonë në 4 – ishin fjalët e Tite për” Esporte Espetacular “-. -. Gruaja ime është mësuar me këtë. E kur nervozohem dhe vërtitem në shtrat më thotë të qëndroj i qetë. Ajo më thotë të përpiqem të fle më shumë, por mendimi i grumbullimit më shqetëson. Janë sportistë, por para së gjithash vjen njeriu, karakteri tyre. Janë djem e baballarë dhe qenia njerëzore duhet të respektohet gjithmonë. Unë kam për detyrë të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që janë, ose kanë qenë pjesë e këtij grupi. Do të ketë zgjedhje të diktuara nga arsye teknike, por respekti për të gjithë do të jetë gjithmonë aty”.

PRAPASKENA E RUSI 2018

Tite ka bërë të ditur se pas këtij Botërori do të largohet nga pankina e kombëtares pavarësisht rezultatit në Katar. Tekniku ka zbuluar një prapaskenë. Tekniku ka treguar se ka dashur të japë dorëheqjen menjëherë pas humbjes në çerekfinale në Rusi 2018 kundër Belgjikës. “Kam folur për këtë me familjen time dhe vetëm pas kësaj kam ndërruar mendje – tha trajneri brazilian –. Katër vite të tjera më dukeshin si një përjetësi dhe nuk e dija nëse do të më lejonte të kasha durim kultura që ekziston në futbollin në Brazil. Kam ecur lart e poshtë në shëtitoren Barra da Tijuca të paktën 500 herë, dhe kam folur shumë për këtë me gruan dhe fëmijët e mi, pastaj kuptova se mund të qëndroja”.

Tite ka drejtuar Seleçaon që nga gushti i vitit 2016. Nën komandën e tij kombëtarja e verdhëejeshile ka arritur 57 fitore, 18 barazime dhe 5 humbje në 76 ndeshje, me një përqindje suksesi prej 81.14%.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *