• |
ide | kryesore

Video/ Napoli përmbys Atalantën dhe merr arratinë: vendosën Osimhen e Elmas

-Instant, Sport, Video
Elmas



Një fitore që rrezikon të vrasë kampionatin. Napoli imponohet 2-1 me përmbysje në fushën e Atalantës dhe në pritje të Milan-Spezia, ngrihet në + 8 nga Dea. Vendosën golat e Osimhen e Elmas, që kthyen avantazhin fillestar të Lookman. Bergamaskët nuk e meritonin të humbisnin, por humbën shumë raste e në fund u ndëshkuan.

Hojlund shpenzoi një mundësi ideale që në start, i bllokuar nga Meret. Por ishte sinjali se Atalanta ishte në formë dhe Spalletti duhet të bënte kujdes. Në minutën e 19′ Osimhen preku topin me dorë në mes të zonës, e pas konsultës me VAR Mariani akordoi penallti. Lookman nuk gaboi nga 11 metra dhe Napoli u duk se ishte në telashe. Pikërisht këtu të besuarit e Spalletti e treguan veten një skuadër e madhe. Osimhen goditi saktë me kokë dhe barazoi rezultatin në minutën e 23. Dhjetë minuta më pas, nigeriani fitoi duelin e pastër fizik me Demiral dhe i shërben Elmas topin për golin e avantazhit. Zëvendësuesi i Kvara nuk gaboi, duke kompletuar përmbysjen në minutën e 33.

Lexo më tej: Pasi i vodhën makinën, tani edhe dëmtohet: Napoli humbet talentin Kvaratskhelia për ndeshjen me Atalantën

Në pjesën e dytë Atalanta shtyn përpara, por jo gjithmonë me qartësi. Rasti më flagrant ishte ai i Lookman, por këtë herë traversa u bë pengesë për barazimin e Atalantës. Napoli rezistoi dhe në fund buzëqëesh, duke i dërguar një sinjal shumë të fortë kampionatit.

Serie A Italy
Empoli 1-0 Sassuolo
Salernitana 2-2 Cremonese
Atalanta 1-2 Napoli



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *