• |
ide | kryesore

Britania e Madhe: Kriminelët shqiptarë në Angli i kushtojnë vendit 57 milionë paund në vit

-Instant, Lajme, Të fundit



“Kriminelët shqiptarë që po mbahen në burgjet britanike po i kushtojnë taksapaguesve 57 milionë paund në vit, sipas shifrave.”

Kështu nis artikulli i “The Sun”, ku thuhet ndër të tjera se janë 1336 shqiptarë që vuajnë dënimin në burgje në Angli dhe Uells, sipas një raporti zyrtar.

Me kosoton mesatare të mbajtjes së një të burgosuri në 42.670 paund në vit, sipas ministrisë së Drejtësisë, kostoja e mbajtjes së tyre do të shkonte në 57,007,120 £.

Projektligji doli pasi statistikat tregojnë se 12,000 shqiptarë kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla deri më tani këtë vit.

Drejtori i policisë së imigracionit të vendit, Saimir Boshnjaku tha se shumë u detyruan të punonin për “gangsterët” për të shlyer koston e kontrabandimit në Britani.

Ai tha: “Ata që bëjnë para nga droga kthehen këtu duke ngarë Maserati dhe Mercedes dhe blejnë një vilë të madhe në fshat”.



7 Comments

  1. E njejta gjuh e perdorur nga ruset per ukrahinasit. Mos valle me qeverine e re anglia kapitulloi nga putini?Boris Xhonson duhet te kthehet urgjentishte,ndryshe dite te zeza do vine per angline.

  2. Vetem ne Shqiperi mund te sjellin artikujt e The Sun, si me qene ndonje arritje e madhe. The Sun, nje tabloid i paskrupullt qe s’e ka problem fare te thote edhe qe mbreti ka mbet shtatezane, vetem per te rritur auidencen.

    Nga ana tjeter, nuk eshte cudi qe kjo ndodh ne Shqiperi pasi 99% e mediave, perfshi Lapsin, jane te formatit tabloid.

    Logori lajmesh qe as nuk filtrohen, kronika e zeze qe ze vendin e para, shpif shpif se rritet audienca, etj, etj, etj…

  3. Kur gazetaret ju drejtuan Fishtes ne Londer qe shqiptaret jane hajdut Ai i tha-qe edhe ne angli ka hajdute dhe kriminele por une nuk besoj qe eshte populli anlez.
    Ne qofte se ne jemi hajdute -tha Fishta,Anglezet nderruan fene per nje kurve.

    1. Per cfare ti paguaj?, cfare koment koqe qe bene, se shkone shqiptaret edhe meren me droge e vjedhje, edhe ti paguajme ne edhe taksapagusit shqiptare? iko koqe mos ngatero urejtjen me agto qe ndodhin,po te doje Anglia, le te bashkepunoje me Shqiperine, edhe te sekuastrojne te gjitha ato pasuri qe nuk i kane me djersen e ballit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *