• |
ide | kryesore

Video/ Emery spektakël në debutim, Aston Villa dominon 3-1 United: Newcastle blindon zonën Champions

-Instant, Sport, Video
Emery



Aston Villa bëhet me krahë në debutimin e Unay Emery në krye të pankinës. Villans shembin 3-1 Manchester United, pavarësisht Ronaldos titullar. Fitore në transfertë për Newcastle, që konfirmohet në zonën Champions, ndërsa edhe Palace bën goditjen jashtë fushe.

ASTON VILLA-MANCHESTER UNITED 3-1

Debutim ëndrrash për Unai Emery, që në ndeshjen e tij të parë zyrtare me Aston Villa mposhti Manchester United 3-1. Protagonist i riu Jacob Ramsey, gol e asist për të. Ten Hag rreshtoi sërish titullar Cristiano Ronaldo, por fillimi ishte tronditës. Manchester United pësoi dy gola në dhjetë minuta. Villans kaluan përpara në minutën e 7 me Bailey dhe dyfishuan në minutën e 10 me goditjen e lirë të Digne. Emery pa skuadrën e tij të dominojë në pjesën e parë. Red Devils u ringjallën papritur me një shans të madh për CR7 dhe pastaj golin e 2-1 të nënshkruar nga Shaë. Shpresa për Unitedin zgjati pak çaste. Në minutën e 48 Ramsey hyri në zonë dhe mposhti me një goditje të fuqishme de Gea. Gol, asist dhe ndeshje e shkëlqyer për xhevahirin e datëlindjes 2001, MVP kundër United. Sfida u bë nervoze e United humbi një mundësi të madhe me Dalot. Nuk pati emocione të tjera dhe përfundoi 3-1 për Aston Villa, që ngjitet në renditje në 15 pikë. Red Devils u ndalën në 23 dhe zbritën në vendin e pestë.

SOUTHAMPTON-NEWCASTLE 1-4

Fitorja e katërt radhazi për Newcastle, që konfirmohet në zonën Champions League, duke kaluar Manchester United. Magpies mposhtën 4-1 Southampton. Fillimi i ekuilibruar në St. Mary’s dhe rastet e para mbërritën vetëm në mesin e pjesës së parë. Saints rrezikuan me Perraud dhe Magpies me Longstaff. Southampton bëri presion lart, duke vënë në vështirësi Newcastle, që gjeti avantazhin vetëm në minutën e 35. Goli erdhi nga një tjetër blic i Miguel Almiron, goli i katërt në katër ndeshjet e fundit. Janë shtatë gola në shtatë sfidat e fundit për paraguaianin, që po udhëheq ekipin drejt Europës. Pjesa e dytë u luaj me sens unik për miqtë. Wood dyfishoi në minutën e 58 me një goditje precize, ndërsa katër minuta më vonë Willock fiksoi trisin. Southampton reagoi vetëm në fund, duke shkurtuar diferencën për pak çaste me Perraud (89′). Në shtesë Bruno Guimarães (91′) fiksoi 1-4. Newcastle fiton dhe buzëqesh, solid në top-4, ndërsa Southampton mbetet i treti nga fundi me 12 pikë.

WEST HAM-CRYSTAL PALACE 1-2

Një tjetër fitore jashtë fushe dhe mban firmën e Crystal Palace, që mposhti në frymën e fundit West Hamin 1-2. Miqtë shtynë përpara në fillim, me një Eze të frymëzuar. Hammers u përgjigjen me Boëen dhe me praninë e zakonshme ofensive të Scamacca. Sfida u zhbllokua në minutën e 21 dhe ishte West Ham që shënoi. Benrahma siluroi nga 20 metra, duke shënuar golin e parë. Reagimi i Crystal Palace ishte efektiv dhe, pas dy rasteve të humbura, erdhi barazimi në minutën e 41. Wilfried Zaha nuk gaboi dhe në pushim skuadrat zbritën në 1-1. Në pjesën e dytë, Crystal Palace kërkoi golin dhe, pas disa rastesh, e gjeti atë në minutën e 94. Michael Olise heshti stadiumin Olimpik të Londrës dhe i dha Eagles 2-1 e merituar. Palace ngrihet kështu në 19 pikë, -2 nga zona e Europës, ndërsa West Ham rrëshqet në vendin e 14. E ka një diferencë të ngushtë (dy pikë) me zonën e rënies.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *