• |
ide | kryesore

Inzaghi pas humbjes: Golat e Juves mund të evitoheshin me 2 faulle

-Instant, Arkiva, Sport
Inzaghi



Nëse humbja ndaj Bayern Munich ishte pa dhimbje, 2-0 e pësuar nga Juventusi i djeg si ferri Interit. Simone Inzaghi “lëpin plagët e tij” pas humbjes në Allianz Arena. Është ndeshja e 5-të e madhe e humbur Serie A nga 5 të tilla.

“Kemi pasur një pjesë të parë të shkëlqyer pas së cilës nuk mund të shkonim në pushim 0-0. Keqardhja është se ishim paksa të përçarë. Gjithsesi mund të kishim shënuar me Lautaro Martinez. Futbolli i tillë është. Vitin e kaluar ndoshta fituam kur nuk e meritonim dhe sot përkundrazi nuk meritonim të humbnim 2-0.

Në fillim ishim shumë të nxituar. Pas 1-0 u përçamë dhe u rrëzuam. Duhet të punojmë më shumë me detajet për të gjetur vazhdimësinë. Për golat e pësuar, janë të dy në kundërsulm. Mund të kishim bërë 2 faulle. Një ekip si i yni nuk mund të mos i ndalojë ato veprime”tha trajneri.

Për momentin, sipas Inzaghit, distanca prej 11 pikësh nga Napoli është pothuajse dytësore në krahasim me urgjencën për t’u rikthyer menjëherë për të rikuperuar pikë.

“Kjo humbje dhemb për shkak të rëndësisë së ndeshjes dhe të momentit. Tani duhet të jemi të fokusuar në mënyrën më të mirë dy javët e ardhshme” – tha Inzaghi. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Derbi/ Juventus ndal Interin dhe e parakalon në renditje (shikoni golat)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *