• |
ide | kryesore

Johnny Depp i jep fund lidhjes me avokaten

-Instant, Paparazzi, Slider



Johnny Depp thuhet se nuk është më në lidhje me Joelle Rich, një avokate që e përfaqësoi atë në gjyqin e tij për shpifje kundër The Sun në 2018. Lajmi u konfirmua nga një burim për People i cili tregoi se dyshja nuk kishin një lidhje serioze.

Ata ia dolën ta mbanin të fshehtë  romancën për ca kohë para se të konfirmohej për publikun. Rich mori pjesë në  në gjyqin e Depp dhe Amber Heard në Virxhinia gjatë verës. Ajo nuk ishte një nga avokatet në këtë çështje, por thuhet se ishte vetëm atje për të mbështetur aktorin.

Pasi u publikua lajmi , u shfaqën foto të tyre që ndanin shikime dhe buzëqeshje me njëri-tjetrin nga brenda sallës së gjyqit.

Në fillim, Johnny  ndezi thashethemet për romancë me një avokate tjetër, Camille Vasquez.  Sidoqoftë, Vasquez i mohoi aludimet, duke i quajtur “seksiste” dhe “joetike”.“Unë kujdesem shumë për klientët e mi dhe padyshim që jemi afruar”, tha ajo për People në qershor. “Por kur them ‘ne’, kam parasysh të gjithë ekipin, dhe sigurisht kjo përfshin Johnny-n.” Vasquez vuri në dukje se aktori kishte qenë miku dhe klienti i saj për katër vjet e gjysmë. “Është gjithashtu një akuzë joetike që po bëhet. Është seksiste”, shtoi ajo. “Është për të ardhur keq, dhe është zhgënjyese. /Lapsi.al

Lexo Edhehttps://lapsi.al/2022/11/04/johnny-depp-apelon-zyrtarisht-vendimin-e-jurise/

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *