• |
ide | kryesore

Pedagogët i japin fund bojkotit të mësimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
bojkotit



Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë njoftoi paditen e së dielës se ka vendosur t’i japë fund bojkotit të mësimit. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat kjo sindikatë thotë se nuk mori asnjë garanci për jetën nga Presidenti.

“SPUSH i është drejtuar Presidentit të Republikës, duke kërkuar garanci kushtetuese për paprekshmërinë e integritetit të pedagogëve vullnetarë, që do të hynin në grevën e urisë, grevë e cila nuk u frymëzua aspak nga dëshpërimi apo mungesa e shpresës së intelektualëve për plotësimin e kërkesave legjitime të tyre në ambientet universitare, por u stimulua nga domosdoshmëria imediate e plotësimit të tyre.

Përshkallëzimi i hapave të ndjekur nga punonjësit akademikë, ndihmës-akademikë dhe administrativë, erdhi si rrjedhojë e indiferentizmit dhe arrogancës së autoriteteve, që janë përgjegjëse, për situatën aktuale. E kemi fjalën si për Qeverinë dhe Ministrinë përkatëse, ashtu dhe për institucionet e arsimit të lartë publik” – thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE: Rama për protestën e pedagogëve: Çeta e drejtuar nga SHIK-si del me ultimatume

“Duke e parë me sy kritik dhe shqetësim atë që po ndodh brenda mjediseve akademike, bashkarisht konsideruam se mbështetja financiare e cunguar, është me ndikim, në cilësinë e shërbimit ndaj studentit, ndaj iu drejtuam Qeverisë, sepse pavarësisht autonomisë, ajo ka detyrimin për ta mbështetur dhe mundësuar cilësinë, që certifikon ky institucion. Për habinë e gjithkujt, Qeveria heshti?!  Heshtja institucionale provokoi protestat dhe bojkotin e procesit mësimor, çka ndikoi në sjelljen e saj në një përshkallëzim të formës së saj, me Ngujimin në Grevë Urie” –thuhet në deklaratë.

Mosbesimi ndaj institucioneve për shkak të intimidimit nga brenda dhe jashtë institucioneve të arsimit te lartë, në vijimësi, mbolli pasiguri qytetare dhe akademike, në realizimin e këtij akti sublim!

Ndodhur përballë kësaj situate kritike, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, e interesuar për normalizimin dhe zhvillimin e suksesshëm të jetës akademike vendosi:

  1. Pezullimin e bojkotit dhe rinisjen e procesit mësimor, për të përmbushur detyrimin tonë akademik, atë të përçimit të dijes tek studentët.
  2. Vazhdimin e protestës me të gjitha format demokratike dhe institucionale, përfshirë protestat kombëtare universitare periodike, deri në vlerësimin dhe zgjidhjen e kërkesave të parashtruara.
  3. Të gjitha llojet e protestave, përfshirë grevat e çdo lloji, vazhdojnë të qëndrojnë si mundësi finale për realizimin e të gjitha kërkesave të Peticionit dhe më gjerë!
  4. Të zhvillojë Protestën Kombëtare Universitare të radhës, ditën e Martë, datë 8 Nëntor 2022, ora 11.00, përpara Korpusit Qendror të UPT” – nënvizohet në deklaratë.

LEXO EDHE: “Njerëz pa atdhe, pa fe, pa flamur” Rama sulmon pedagogët që hyjnë sot në grevë urie

“Gadishmëria e Organeve Drejtuese të Universiteteve për të kontribuar pjesërisht në përmbushjen e kërkesave të paraqitura: me rritje modeste të fondit të pagave, dhe kjo, vetëm për stafin akademik, duke mos mbajtur një qëndrim të qartë në lidhje me rritjen e pagave për stafin ndihmës-akademik dhe administrativ, na prezanton një tjetër problematikë në Institucionet e Arsimit të Lartë, nevojën për transparencë mbi veprimtarinë tërësore financiare të tyre” – shkruan deklarata. ©LAPSI.al



18 Comments

    1. Sot ne universitete japin mesim disa pedagoge qe nuk e meritojne me mesatare shume te ulet dhe me diploma fallco per te MOs i hyre pjeses tjeter ku 80 % e tyre jane te korruptuar Shumica prej tyre Kane marre nga nje diplome ne universitete private pa vajtur asnje dite dhe jo me te kene njohuri per degen qe Kane mbaruar ky eshte realiteti i hidhur ne Shqiperi sot me shume se kurre nevoitet nje veting I pasurise dhe aftesise te cdo pedagogu.

      1. Nuk e di, por une te kisha femije as nuk do me shkonte ne paradhomen e mendjes qe t’i coja te studjonin neper Universitetet Shqiptare, Shteterore apo Private.

        Do ta besh robin njeri, coje jashte. Se fundja edhe ne Shqiperi nuk eshte se kushton pak.

        Universiteti sherben per te formuar njeriun, jo thjesht per te pergatit nje teknicien, qe as per kete te fundit keto Universitetet tona nuk jane te afta.

        Budallik! Vend katnaresh me qindra universitete. Pergatisim te paaftet per te punuar ne administrate si puna e atyre karave tek AKSHI qe s’dine as te kalojne me USB filet nga nje PC tek tjetri.

  1. vertet mendonit se do hynin ne nje greve te vertet urie dhe do hiqnin dore nga rehatlliku i perditshem keta?????

    1. O kopjac, si mund te them une “poshte qeveria” kur une jam nje admirues i flakte i kesaj qeverie?! 😀

    1. Po i afrohesh, po je ende larg.

      Edhe nje cik edhe fillon te besh punen time. Ti puno, une paguhem.

      1. nuk ta merr njeri zanatin ty, pa problem. je bere bushter me zanat dhe stazh tani o ropqim antishtiptar

  2. dy bashki nuk kanë regjistruar kandidatët, e njerëzit e foltores po e mbulojnë këtë me sebepin e “gjetjes së kandidatëve konsensualë”. Ndërkaq, për Tiranës jo vetëm su gjetën konsensualë, por po bëhet një teatër absurd me emra pranë familjes së Berishës, për tu bërë qoka e qejfin, meqë i kanë mbështetur në ditë të vështira.Shiksi i salih metaj cfare mund te presesh nga spiunet komuniste

  3. Po keta debilat luajten bllofin me Ramen per greven e urise ?
    Nuk e njohen Ramen keto 9 vite ?
    Njerez pa shtylle kurizore.

  4. Greva urise eshte sakrifice (pothuajse) sublime. Robi refuzon ushqimin deri ne vdekje dhe eshte i gatshem te behet martir per te treguar vendosmerine dhe perçuar mesazhin e vet.

    Tani, ky spiuni Gazidedes ka qene analist te shiku dhe eshte prof ne uni dhe normalitikisht duhet te jete racional ne ato qe thote dhe kerkon – ça mut garancie jete kerkon nga presidenti.

  5. Te pakten ta bejne pak me holle kete punen e greves qe te mos kuptohet direkt qe e ka organizuar saliu me kamikazin e tij te shikut. Me kte robqirin qe duket ne fjalen e pare qe e ka per politike dhe nuk i rruhet fare per rroga as per te veten as te tjereve. Gruqir qe as shqip nuk di me fol dhe e ka bo sala pedagog pas sherbimit dinjitoz me gazideden.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *