• |
ide | kryesore

Tensionet/ Ministri i Brendshëm i Kosovës inspekton pikat kufitare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në valën e tensioneve që partia Lista Serbe po krijon në veri të Kosovës, duke u tërhequr nga përfaqësimi në institucionet e Kosovës dhe në nisje të një proteste nga komuniteti serb në Mitrovicën e Veriut, që refuzon të pranojë targat e Republikës së Kosovës, Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka shkuar sot të inspektojë pikat kufitare.

Ministri Sveçla njoftoi në Fb: “Sot isha për vizitë në pikën kufitare në Bërnjak, në stacionin policor të kufirit në Bërnjak dhe në stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik.

Gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si e tillë, ajo do të vazhdojë të kryejë misionin e saj me gatishmëri të plotë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *