• |
ide | kryesore

VIDEO/ Një gafë e Romës i jep derbin Lazio-s

-Instant, Arkiva, Sport
Romës



Lazio ka triumfuar 0-1 në derbin e kryeqytetit ndaj Romës. Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja palët. Megjithëtë ishte një gafë e skuadrës së Mourinhos që u kushtoi të gjithë ndeshjen.

Në minutën e 29-të, pas një gabimi të mbrojtjes verdhekuqe përfitoi Felipe Anderson. Pjesa e dytë u luajt pothuajse në një portë, me Romën që ushtroi presion të vazhdueshëm. Lacialët mbrojtën mirë rezultatin deri në fund, në një sfidë që zgjati pothuajse 100 minuta.

Në stol gjatë gjithë “betejës” ishte Marash Kumbulla, ndërsa në krahun tjetër Elseid Hysaj u aktivizua gjatë takimit. Lazio mban pozitën e 3-të, ndërsa kundërshtarët e qytetit janë në vendin e 5-të të Serie A. ©LAPSI.al

https://twitter.com/fast_footygoals/status/1589310423257714690?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1589310423257714690%7Ctwgr%5Ed1fe379ce3166e7ebdd2de464fb99a63c607f889%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fvideo-nje-gafe-i-kushton-shume-romes-derbi-i-takon-lazios%2F



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *