• |
ide | kryesore

Torturoi macen, Zouma flet për herë të parë për rastin që i tronditi karrierën: “Ishte periudhë e vështirë”

-Instant, Sport
zouma



Kurt Zouma ka folur për herë të parë publikisht për “çështjen mace”. Gjithçka filloi në shkurt kur vëllai i vogël i Zouma, Yoan postoi një video në rrjetet sociale. Aty shihej 27-vjeçari duke keqtrajtuar kafshën e tij shtëpiake. Mbrojtësi i West Ham u dënua më pas për të kryer 180 orë shërbime sociale qershorin e kaluar. Motivacioni ishte “keqtrajtim dhe shkaktim vuajtjesh të panevojshme ndaj kafshës”. Ai gjithashtu u ndalua të mbante mace për të paktën pesë vjet.

Nëntë muaj pas publikimit të videos, Zouma publikoi intervistën e tij të parë televizive. Lojtari i Hammers, në mikrofonat e Sky Sports, foli për mënyrën se si e përjetoi “çështjen mace” dhe kërkoi falje publike: “Ishte një periudhë e vështirë për mua dhe familjen time. Natyrisht kam bërë diçka shumë të keqe dhe kërkoj falje për atë që kam bërë. E di që ka qenë shumë e vështirë për njerëzit ta shihnin dhe sigurisht më vjen shumë keq. Më vjen shumë keq dhe ndjej keqardhje të madhe për këtë. Tani po përpiqem të eci përpara me familjen time dhe të shoh përpara”.

27-vjeçari ka shpjeguar se ka mësuar shumë nga kjo histori dhe në fund ka rrëfyer se shokët e skuadrës e kanë ndihmuar shumë: “Kam mësuar nga kjo, kjo është gjëja më e rëndësishme. Natyrisht që kam mbështetjen e shumë njerëzve që më kanë ndihmuar të qëndroj i fokusuar në futboll. E klubi ka qenë i mrekullueshëm me mua. Mbështetja që marr nga shokët e skuadrës, stafi, të gjithë në klub dhe madje edhe tifozët ishte i pabesueshëm. Ata më ndihmuan të qëndroja i fokusuar në lojë, gjithmonë jam përpjekur të bëj më të mirën në fushë. Natyrisht nuk mund t’i falënderoj sa duhet për atë që kanë bërë. Ky klub është si familja ime”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *