• |
ide | kryesore

Video/ Më keq se Partizani me Benfica: Boca Juniors me 7 të përjashtuar, Superkupa nuk mund të luhej më

-Instant, Sport, Video
Boca



Në Argjentinë ka ndodhur diçka që rrallë shihet në fushat profesioniste. Një ndeshje nuk mundi të përfundonte për shkak të numrit limit të kartonëve të kuq që arriti njëra nga dy skuadrat në fushë. E nuk ishte një ndeshje çfarëdo, duke qenë se në lojë ishte një kupë. Trofeo de Campeones, në fakt është Superkupa argjentinase, ku fituesi i Primera Divisiòn sfidon atë të Kupës. Ndeshja, mes Boca Juniors dhe Racing de Avellaneda, përfundoi më herët pasi Xeinezes nuk kishin më numrin minimal të lojtarëve në fushë, pas një stuhie të vërtetë kartonash të kuq. Më keq se Partizani në ndeshjen e famshme në Lisbonë me Benfica, ku të kuqtë mbetën me 7 lojtarë. Katër kartonë të kuq në 16 shtator 1987, përfshirë edhe portierin Perlat Musta. Por Boca e tejkaloi rekordin me 5 kartona të kuq në fushë e dy në pankinë.

Boca Juniors dhe Racing luftuan për një kohë të gjatë edhe në kampionat. E në vazhdën e asaj që ndodhi gjatë sezonit, Trofeo de Campeones ishte rasti i duhur për larjen klasike të hesapeve. E të mendosh se ndeshja kishte nisur me zhurmë, me avantazhin e Briasco për Xeinezes në të 22 dhe barazimin e Rojas. Deri në të 90-ën ishte ekuilibër dhe me 8 kartonë të verdhë. Më pas ndodhi vërtet gjithçka.

Në minutat e shtesës së pjesës së dytë, arbitri Tello u detyrua të tundte dy kartonë të kuq, për Villa të Boca dhe Carbonero të Racing. Koha shtesë premtoi shkëndija, por gjërat dolën jashtë kontrollit. Xeinezes mbetën menjëherë me 9 lojtarë për shkak të përjashtimit të Varela. Goli i avantazhit të klubit të Avellaneda të Alcaraz i la vendin më pas një lloj rodeo. Arbitri në fakt ka nisur t’i dërgojë lojtarët në dush me breshëri. Autori i golit dhe Galvan për Racing, Advincula, Zambrano dhe Gonzalez (të dy nga pankina) dhe Fabra për Boca Juniors. Situata në fushë 7 kundër 8, por nuk kishte mbaruar ende …

FATALITETI

Në fakt, në minutën e 130 të një ndeshjeje të çmendur, arbitri Tello u thirr nga Var për të parë një gjest të Dario Benedetto. Lojtari imitoi me një gjest elokuent marrjen e ryshfetit. E kuqe e menjëhershme, e pesta në fushë për Boca, pa marrë parasysh dy për lojtarët në stol. Xeinezes pa numrin minimal të lojtarëve për të përfunduar ndeshjen. Sipas rregullores, drejtori i garës fishkëlleu fundin dhe kupa shkoi për Racing. Buletini i fundit i “luftës” i Trofeo de Campeones thotë 10 të përjashtuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *