• |
ide | kryesore

Dialogu Kosovë-Serbi, Rama: Dakord me planin franko-gjerman, mirëkuptoj rezervat për Asosacionin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ruse



Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve që janë krijuar ditët e fundit në veri të Kosovës. Kreu i Qeverisë shqiptare, shkruan se i ka ndjekur me shqetësim të madh situatën e acaruar që është krijuar në Kosovë si dhe shton se duhet që të bashkohemi me qëndrimet që mban SHBA dhe BE.

Rama shkruan në ‘Twitter’, se mbështet plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman. Ai bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog me Serbinë, në të kundërt do të humbasin aleatët.

POSTIMI I RAMËS:

Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG

Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!



18 Comments

  1. S’ te ka mbet ftyre me fol per Kosove , o Ram-Vucici, shko ndihmoje vellain Vucic , sikur Enveri kur e ndihmoj Narodna Odbrana ( Mbrojtjen popullore serbe ) , ku dergoj dy brigada te 5 dhe 6 ne Kosove , nen komanden e Shefqet Pecit dhe Ramiz, kunder vllezerve Kosovar.
    🇽🇰

  2. Dialog i pa lodhur ,nuk don te thote t’i plotesohen serbise tekat dhe deshirat e saja ekspansioniste.Aleatet tane,jane me Kosoven (vete e cliruan per ushtrise pushtuese serbe,se po bente kerdine ne Kosove),apo me serbine e kunder Kosoves? Historia na ka treguar se “dialogjet e palodhura,” e coptuan Shqiperine ne shume copa,ndersa Serbise,jo vetem nuk i kane prekur asgje,por e ka shtuar siperfaqen,me teritore te pushtuara dhe te falura,qofte edhe prej atyre,qe sot e kemi aleate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *