Elon Musk ka thyer heshtjen pas pushimit nga puna të punonjësve të Twitter. Ai ka deklaruar se nuk kishte zgjidhje tjetër pasi kompania po humb 4 milionë dollarë në ditë.
“Për sa i përket reduktimit të fuqisë së Twitter. Për fat të keq nuk ka zgjidhje kur kompania humbet mbi 4 milion dollarë në ditë, shkroi ai në Twitter.
Stafi zbuloi se u njoftua për lajmin përmes një eimaili të enjten. “Në përpjekje për ta vendosur Twitter-in në një rrugë të shëndetshme, ne do të kalojmë përmes procesit të vështirë të zvogëlimit të fuqisë sonë punëtore globale të premten”, thuhet në eimail.“Ne e pranojmë se kjo do të ndikojë në një numër individësh që kanë dhënë kontribute të vlefshme për kompaninë. Por, ky veprim fatkeqësisht është i nevojshëm për të siguruar suksesin e kompanisë.”
Musk ka bërë tashmë disa ndryshime në kompani, duke filluar me shkarkimin e tre prej drejtuesve më të lartë të saj. Ai gjithashtu ka konfirmuar se verifikimi në Twitter do të kushtojë 8 dollarë në muaj.
”Personat e verifikuar do të kenë përparësi në përgjigje, përmendje dhe kërkim. Kjo gjë është thelbësore për të mposhtur spam-in/mashtrimin. Do kenë mundësinë të postojnë video dhe audio të gjata. “Kjo do t’i japë Twitter një rrjedhë të ardhurash për të shpërblyer krijuesit e përmbajtjes,” u shpreh miliarderi./Lapsi.al
Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/11/01/elon-musk-kerkon-rikthimin-e-vine/