• |
ide | kryesore

FOTO/ I tregoi organet gjenitale tifozëve: Dzeko konfliktohet me mbështetësit bardhezi në Juve-Inter

-Instant, Sport
Dzeko



Konfirmohet një marrëdhënie e vështirë mes Edin Dzeko dhe Allianz Stadium në Torino. Prillin e kaluar sulmuesi boshnjak, ndoshta i provokuar, pati një përleshje nga pankina e Interit. Një konflikt me një tifoz të Juventus, të cilin sulmuesi e ftoi “të ngrihej nëse kishte guxim”. Historia tani u përsërit me Dzeko që humbi mendjen në minutat e fundit dhe reagoi ndaj tifozëve që e kishin vënë në shënjestër.

Lexo më tej: Derbi/ Juventus ndal Interin dhe e parakalon në renditje (shikoni golat)

Gjithcka ndodhi në minutat e fundit të trazuara, në Juventus-Inter, kur zikaltrit po përpiqeshin të shënonin për të rihapur ndeshjen. Dzeko fillimisht u ankua ndaj një kapësi topash fajtor se nuk kishte përshpejtuar rifillimin e lojës. Për këtë arsye, sektori i ultrasve nisi ofendimet ndaj boshnjakut, me kore kundër nënës së tij. Burime të tjera flasin edhe për refrenin “je një cigan”. Në këtë moment Dzeko u përgjigj drejtpërdrejt nga fusha me një gjest të shëmtuar, duke prekur pjesët intime.

Juventus triumfoi në derbin e Italisë kundër zikaltërve, duke shënuar dy gola në pjesën e dytë. Një befasi për Inter, që luajti mirë në 45 minutat e para. Rabiot dhe Fagioli kanë vendosur ndeshjen, duke firmosur edhe parakalimin e bardhezinjve në renditje, pikërisht ndaj zikaltërve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *