• |
ide | kryesore

Kim Kardashian “bën paqe” me Kanye West

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian dhe Kanye West duket se po flasin sërish. Ata u panë duke biseduar në lojën e futbollit të djalit të tyre Saint, të mbajtur në stadiumin SoFi.

Fotot e marra nga TMZ tregojnë ish-çiftin duke biseduar mënjanë. Lajmi vjen vetëm disa javë pasi Page Six zbuloi se dyshja po komunikonin vetëm përmes asistentëve të tyre.

Burime pranë çiftit treguan se West kishte kaluar kufirin me nënën e katër fëmijëve të tij, pasi kishte veshur një bluzë “White Lives Matter”  “Ata kanë pasur zero komunikim në disa javë dhe i gjithë komunikimi në lidhje me oraret e fëmijëve tani është i koordinuar përmes asistentëve,” u shpreh burimi i brendshëm.

“Ajo është e lodhur nga  teoritë e tij konspirative ”. Themeluesja e Skims madje dënoi publikisht “gjuhën e urrejtjes” të ish-it të saj muajin e kaluar, duke shkruar në mediat sociale, “Unë qëndroj së bashku me komunitetin hebre. I bëj thirrje dhunës së tmerrshme. Urrejtjes ndaj tyre që të marr fund  menjëherë”.

Kim dhe reperi ishin të martuar për shtatë vjet, përpara se ajo të bënte kërkesën për divorc në vitin 2021. Një burim i dytë shtoi, “Në të kaluarën, kur Kanye do të  shkatërronte gjithçka në rrugën e tij, Kim do të ishtee vetmja që mund ta bënte atë të dilte nga gjendja e tij e errët mendore.” Megjithatë,  Kardashian ndjeu se “ishte më mirë t’i jepte fund martesës kur kuptoi se nuk mund të ndihmonte më dikë që nuk donte të ndihmohej”./Lapsi.al

   



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *