• |
ide | kryesore

Konjufca: Deputetët e Listës Serbe do të zëvendësohen, s’jemi në krizë kushtetuese

Arkiva
glauk konjufca



Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka konfirmuar se në Kuvend kanë arritur shkresat e dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe. Pas mbledhjes së Kryesisë, ai tha se deputetët do të zëvendësohen. Për këtë ai do t’i drejtohet presidentes Vjosa Osmani.

“Ligji thotë që karakteri i dorëheqjes së tyre është i parevokueshëm, natyra e dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe, do ta procedojmë sipas ligjit. Ligji i Republikës së Kosovës thotë që ata duhet të zëvendësohen. Do t’i drejtohem presidentes e pastaj procedura të tjera thonë që presidentja t’i drejtohet KQZ-së, e pastaj KQZ i përgjigjet presidentes me propozimet e reja të cilat me sa e di unë prapë vijnë nga e njëjta listë, prapë vijnë nga i njëjti grup parlamentar. Nëse ata refuzojnë, tjerët të cilët janë me radhë, procedura përsëritet derisa të plotësojmë vendet e reja në kuvend”.

Konjufca më tej tha se më këto dorëheqje, nuk ka ndodh kurrfarë rrezikimi i rendit të Kushtetutës së Kosovës.

“Krejt çka ka ndodh është një dorëheqje më e madhe sepse nuk kemi pasur një të tillë kurrë në kuvendin e Kosovës. S’ka kurrfarë hendeku kushtetues, me këto dorëheqje s’preket aspak rendi kushtetues i Kosovës. Pse në kuvend përkohësisht do të jenë 110 deputetë. Kjo nuk është aspak antikushtetuese. Këto i parasheh kushtetua si mundësi dhe i sqaron të gjitha procedura për zëvendësimin e tyre, s’jemi në një krizë kushtetuese. Pas kësaj dorëheqje jemi në procedura normale të zëvendësimit të tyre”, tha Konjufca./Klankosova/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *