• |
ide | kryesore

Kurti fton në takim krerët e partive të opozitës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
takim



Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka bërë ftesë krerëve të 3 partive opozitare parlamentare, PDK, LDK, AAK për një takim paraditen e së martës. Mediat e Kosovës citojnë burime nga zyra e Kryeministrit se Kurti u ka dërguar ftesë liderit të PDK-së Memli Krasniqi, atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe të AAK-së Ramush Haradinaj.

Sipas të njëjtave buruime, kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka konfirmuar takimin me kryeministrin Kurti. Më herët Krasniqi, i dërgoi një letër Kurtit për situatën në pjesën veriore të Kosovës.

Ai shprehu gatishmërinë e PDK-së për të komunikuar dhe harmonizuar veprimet e institucioneve në vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit në çdo pjesë të territorit të vendit.

Krasniqi shkruante se situata në pjesën veriore është shqetësuese, me rrezik të përshkallëzimit, ndërsa epilogu nuk është i qartë. Ndaj, sipas tij, një koordinim i Qeverisë me Opozitën dhe harmonizimi i veprimeve institucionale me partnerët ndërkombëtarë është i domosdoshëm.

Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha më herët se Kurti, po ndihmon skenarin e Serbisë për dështimin e planit franko-gjerman, për marrëveshjen finale. Ai u shpreh Kosova e pati mundësinë që ta merrte njohjen e Serbisë, por sipas Haradinajt, kjo nuk u bë pasi Kurti “nuk e pezulloi vendimin për targat”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *