• |
ide | kryesore

PD nxjerr 7 emrat: Kush kandidon në Primare për Tiranën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka publikuar disa prej emrave të cilët do të marrin pjesë në procesin e primareve që zhvillohen për të nxjerrë një kandidat për Bashkinë e Tiranës.

Në një deklaratë për mediat, Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), Albana Vokshi bëri të ditur se këto kandidatet të cilët kanë plotësuar të gjitha dokumentacionet dhe kushtet e garës.

“Emrat e personave që janë vetëkandiduar:

1-Adriana Kalaja

2-Belind Kellici

3-Enkelejda Fejzo

4-Fatmir Merkoci

5-Gerti Bogdani

6-Ilir Alimehmeti

7-Julian Deda

‘KOKE do të mblidhet sot për të shqyrtuar disa kërkesa të tjera. Për degët e tjera do ju njoftojmë në vijim.’- u shpreh Vokshi në mbyllje të fjalës së saj.

KOKOE do të vijojë me shqyrtimin e kandidaturave të tjera në vijim. Primaret në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet.

Ditën e sotme Arjan Hoxha, kryetar i Partisë Demokratike në Kamëz shpalli kandidimin për Primaret e PD dhe Evdar Kodheli për Fierin.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *