• |
ide | kryesore

Policia: Një person hapi zjarr mbi makinat e parkuara në Kamzë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
person së PD tritol



Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen që tronditi Kamzën mbrëmjen e së dielës. Sipas forcave të rendit një person ende i paidentifikuar hapi zjarr ndaj automjeteve të parkuara në rrugën “Donald Trump”.

Ai ka qenë duke lëvizur në pjesën e pasme të një motori në momentin që ka qëlluar. Policia thotë se nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të për kete person të dyshuar.

“Një shtetas ende i paidentifikuar, i ulur pas në motomjet, ka qëlluar me armë zjarri. Nga veprimet e para hetimore rezulton se ai ka qëlluar në drejtim të automjeteve të parkuara. Për pasojë, dy automjete kanë pësuar dëmtime.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Të shtëna armësh në Kamzë, policia në kërkim të një motori



3 Comments

  1. Hej, po ne mesnate me lajme karlliqe?!

    Po na plasi kari ne se nje i fandaksur shkrepi mbi ca makina te parkuara. Sa idjote ka verdalle…

    Ja prit sa te bej nje pordhe une ketu tek Kodra Diellit edhe nxirreni ne lajme.

    Po ca muhabete vari karin jane keto?!

    1. Jorgo nese ti do te ishe duke bere nje shetitje per qejfin tend ne ate orar, ose do ishe duke u kthyer nga puna, nga daja, tezja etj nuk do shkruaje te tilla budalliqe qe ke shkruar siper.
      Aty ky ku makinat jane te parkuara ne paralel ka shtepi banimi. Neser per ty kjo eshte normale me fal qe te replikova.
      Dite te mbare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *