• |
ide | kryesore

Primaret e PD, një mjek shpall kandidaturën për Korçën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Konfirmohet kandidati i parë për primaret e Partisë Demokratike në Korçë. Mjeku Gjergji Gjata ka shpallur kandidaturën për në primaret e Partisë Demokratike për të qenë ai kandidati i opozitës në zgjedhjet vendore.

“Te nderuar miq dhe dashamirës, Demokratë dhe demokrate!Nisur nga kërkesa e vazhdueshme e shumë prej jush, por edhe ndjeshmërisë njerëzore dhe qytetare, për ti shërbyer njerëzve dhe qytetit në një dimension tjetër, kam vendosur të shpall kandidaturen time në primaret që zhvillohen nga koalicioni opozitar për kryetar Bashkie të qytetit tonë.

Është momenti që gjithsecili prej nesh të japë kontributin e tij në shërbim të vendit tonë, për të ndaluar regresin, largimin masiv të shqiptarëve shkaktuar nga keq-qeverisja si në nivel qëndror ashtu dhe atë lokal.Të gjithë së bashku ne duhet të kthejmë shpresën për qytetarët tanë.Ju faleminderit për mbështetjen!”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *